UEFA gjobit Lokomotivën për koret raciste antishqiptare

Dita

Thirrjet raciste të tifozëve rusë ndaj shqiptarëve, në ndeshjen Lokomotiva e Moskës – Skënderbeu, nuk kanë kaluar pa u vënë re nga UEFA.

Komisioni i Disiplinës në këtë organizëm ka gjobitur me 20 mijë euro klubin rus, si klub organizator i ndeshjes së vlefshme për grupet e Europa League.

Përveç kësaj, Disiplina në UEFA ka vendosur të mbyllë një pjesë të stadiumit për tifozët e Lokomotivës, për ndeshjen e ardhshme që klubi rus do të luajë në shtëpi.

Në fund të vendimit thuhet se, Lokomotiva e Moskës është e detyruar, që në sfidën e radhës të shpalosë në shkallët e stadiumit një banderolë me mbishkrimin “Jo racizmit”.

Share This Article
1 Comment
  • Kjo lufta kunder racizmit eshte si lufta kunder eres!

    Po mire,u vendos gjoba. Parate ku shkojne? Ne xhepat e UEFA-s(Platinise).
    Kush luan nen terror dhe kush majmet me para.
    Nese kostatohen te tilla gjera,i vetmi vendim i drejte eshte vendosja e pikeve ne tavoline ne favor te te demtuarit.
    Vetem kjo e zgjidh njehere e mire luften kundra racizmit ne futboll!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *