UEFA hap “thesin”, rrit përfitimet e klubeve pjesëmarrëse në Champions

Leda Hysa

Champions League rifillon këtë fundjavë me një standard tjetër financiar për klubet pjesëmarrëse.

Çdo klub që është tashmë pjesë e aktivitetit më të madh europian të klubeve përfiton 15.25 milionë euro, ndërkohë që kësaj shifre i shtohet edhe mbarëvajtja në grup.

Çdo fitore ka një bonus prej 2.7 milion euro dhe 900.000 për barazimin. Klubet që do të marrin të gjitha fitore do të arrijnë shifrën e 16.2 milionë eurove vetëm në këtë fazë.

Sa i përket fazës së eliminimeve, për në 8-she çdo skuadër përfiton 9.5 milion euro, për në çerekfinale 10.5, për gjysmëfinalet 12, kualifikimi në finale 15 milion dhe për fitoren e finales 4 milion euro të tjera.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *