UEFA ka nisur hetimet disiplinore ndaj trajnerit të Atletico Madrid, Diego Simeone.
Argjentinasi ka përfunduar në shënjestër të kritikave për gjestin e kryer gjatë festimeve pas golit të parë të shënuar nga skuadra e tij në sfidën e javës së kaluar në Champions League kundër Juventusit.
Rasti do të shqyrtohet në një datë ende të papërcaktuar, por sipas të gjitha gjasave trajneri argjentinas rrezikon të dënohet.
UEFA nuk është mjaftuar me faljen e Simeones në konferencën për shtyp pas ndeshjes, ku ai u shpreh se e kishte tepruar dhe se i tiji ishte një gjest i shëmtuar.
Por në bankën e të akuzuarve ka përfunduar edhe trajneri i Juventusit Alegri, me pretendimin se ka vonuar nisjen e pjesës së dytë të takimit. Në këtë rast, tekniku italian sipas të gjitha mundësive do të ndëshkohet me gjobë, nëse gjykohet fajtor. Në hetimin e UEFA-s është edhe vetë klubi i Atleticos për hedhje të sendeve në fushë dhe për bllokimin e shkallëve të stadiumit.
o.j/dita

Po Lulezimi me Moniken po hedhin ne ere Shqiperine dhe nuk denohen, Simone do denohet per nje gjest!