UEFA i përgjigjet akuzave për trukim të ndeshjes Shqipëri-Armeni

redaktor

Deklarata e presidentit të Federatës Armene të Futbollit, Ruben Hayrapetyan, ka ngjallur debate dhe diskutime. Në lidhje me këtë çështje dhe aludimet e bëra në mediat daneze, gazeta “Panorama Sport” kontaktoi me UEFA­-n me anë të një korrespondence elektronike me zyrën e shtypit të këtij institucioni.

UEFA ka sqaruar se çdo ndeshje e kompeticioneve europiane është nën vëzhgim, si dhe çdo takim i dy ligave të para të 54 federatave anëtare të këtij organizmi.

E pyetur nëse do të ketë një hetim për sfidën që i dha kualifikimin Shqipërisë, pas deklaratave të presidentit të Federatës Armene të Futbollit, Hayrapetyan, ky institucion ka shmangur konfirmimin për nisjen e hetimeve.

“UEFA monitoron të gjithë ndeshjet e kompeticioneve të UEFA-­s, si dhe të dy ligave të para të 54 federatave që janë anëtare të saj, ku çdo sezon rezultojnë në rreth 32 000 të tilla. Në terma të përgjithshëm, ne nuk japim detaje për asnjë investigim nëse nuk ka një çështje disiplinore të hapur ose një vendim zyrtar”, ka qenë përgjigjja e institucionit të futbollit.

Share This Article
3 Comments
  • Akuzat per trukim kane lindur ne mendjen e Mero Bazes qe per ca klikime me teper tek gazeta Tema shet edhe nenen e tij. Turp. Armenia 2 dite perpara ndeshjes me Shqiperine humbi me Francen 4-0, perpara se te humbte me Francen humbi me Serbine 2-0, ka 2 humbje me Portugaline dhe nje me Danimarken. Pse na qenka vetem ndeshja me Shqiperine e trukuar dhe jo ndeshjet e tjera?

  • Kjo eshte e lidhur me Danimarken. Keto skandale i shkojne shtat Danimarkes. Danimarka nuk mund ta pranoje qe humbi kualifikimin. Danimarka e kishte skuadren tone perballe dy here dhe te dy heret nuk mundi te fitoje.

  • Danimarka jo qe nuk mundi te fitoje me shqiperine por u mund edhe nga suedia ne kulifikimet e plejoffit.Ç’fare kerkojne?Duan dajak per se dyti,le ta provojne ne nje miqesore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *