UEFA, Michele Uva zgjidhet zëvendëspresidenti i ri

Gazeta Dita

Michele Uva, 52 vjeç është zëvendëspresidenti i ri i UEFA-s. Drejtori i përgjithshëm aktual i Federatës Italiane të Futbollit, Uva u zgjodh në këtë detyrë nga komiteti ekzekutiv i qeverisë europiane të futbollit, me president Alksander Ceferin. Në prill 2017 Uva u zgjodh në ekzekutivin e ri të UEFA-s me 46 vota nga 55 të mundshme.

Drejtori i përgjithshëm i Federatës Italiane të Futbollit, i datëlindjes ’64, ka nisur rrugëtimin e tij profesional si drejtues sportiv në 1985 në botën e volejbollit, për të kaluar më pas tek basketbolli si drejtor i përgjithshëm i “Lottomatica Virtus Roma”.

Në 2009-ën Uva hyri në Federatën Italiane të Futbollit, fillimisht duke drejtuar kandidaturën e Italisë për Europianin 2016 dhe për t’u bërë më pas në 2010-ën drejtori i departamentit të ri “Qendra e Studimit, Zhvillimit dhe Iniciativave Speciale”.

Në 2013-ën emërohet Drejtor i Përgjithshëm i “Coni Servizi” dhe dy vjet më vonë Drejtor i Përgjithshëm  i  Federatës Italiane të Futbollit. Uva u bë pjesë e ekzekutivit të UEFA-s në prill të këtij viti.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *