UEFA nuk i fal tifozët shkodranë, gjobë e hidhur për Vllazninë

Edlira Shehu

Tifozët e Vllaznisë ishin një nga gjërat më të bukura të aventurës europiane të klubeve shqiptare, por pati disa momente, kur edhe ata e humbën toruan dhe u bënë autor të shkeljeve të ndryshme, më e rënda ajo e hedhjes së sendeve në fushën e blertë gjatë ndeshjes me AEL Limmassol në “Loro Boriçi”.

Ashtu siç pritej, UEFA ka ndëshkuar klubin shkodran me gjobë. Drejtuesit e Vllaznisë do duhet të paguajnë plot 27 600 euro si ndëshkim për hedhjen e shisheve në fushë (19 600 euro) dhe bllokimin e shkallëve të stadiumit (8000 euro), që është parë gjithashtu nga delegati dhe është konsideruar shkelje.

Kjo shumë i shtohet edhe 10 700 të tjerave, të marra në ndeshjen e kthimit në Shkodër ndaj Siroki Brijeg dhe 5 mijë të marra në ndeshjen e parë në Bosnje. Kështu, në total Vllaznia do duhet të paguajë plot 43 300 euro në arkat e UEFA-s. Nënkampionët përfituan 550 mijë euro nga aventura në Conference League.

 

e.sh/Dita

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *