UEFA, Platini: Akuzat ndaj meje, shpifje!

Dita

Presidenti i UEFA-s, Michel Platini, hedh poshtë  akuzat se është  i përfshirë  në  korrupsion lidhur me zhvillimin e Kupës së Botës në Rusi (2018) dhe Katar (2022).

“Ka shumë thashetheme dhe akuza të pavërteta ndaj meje. Po përpiqen të më dëmtojnë pikërisht tani kur mendova se mund të drejtoj FIFA-n. Unë ju siguroj se kam votuar për Rusinë dhe Katarin vetëm në bazë të bindjeve të mia, pasi asnjëra prej tyre nuk ka organizuar ndonjë botëror më parë”,  është shprehur Platini në një lidhje radiofonike me Europe1.

“Sunday Times” shkruan se Platini ka votuar për Rusinë dhe Katarin, pasi në adresë të tij është nisur një pikturë e Pikasos, vlera të cilës kap shifra marramendëse.

Share This Article
8 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *