UEFA, ultimatum federatave për lojtarët që spostojnë shishet e sponsorëve gjatë konferencave për mediat

Ermir Ermir

Gjesti i Cristiano Ronaldo-s, që spostoi shishet me Coca Cola, u duk se po bëhej ngjitës, duke u ndjekur nga Pogba me birrën dhe nga Locatelli sërish me Coca Cola-n.

UEFA ka ka reaguar duke u sjellë në vëmendje federatave përkatëse të lojtarëve lidhur me detyrimet ndaj sponsorëve, të ardhurat e të cilëve janë të rëndësishme për futbollin evropian.

Në rast përsëritje, UEFA do të aplikojë gjoba ndaj federatave pasi lojtarët janë të detyruar të respektojnë rregullat e turneut.

Federatat kanë nënshkruar një rregullore, ndaj mund të gjobiten nëse futbollistët e tyre vijojnë të largojnë sponsorët.

Coca-Cola dhe Heineken janë dy ndër 12 sponsorët e nivelit më të lartë për Euroianin duke kontribuar me të ardhura gati 2 miliardë euro.

Share This Article
1 Comment
  • Per lojtar cmohet Ronaldo por per njerzllek eshte koke bosh.Shishet e koles,ujit apo birres jane thjesht per reklame.T’i merr ate qe deshiron.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *