Uendi Murdok: “Më ka rënë në kokë për të”

anazapta

Në një shënim të saj vjen konfirmimi i flirtit që bëri të tërbohej mbretin e medias Rupert Murdok. “Mail on Sunday” vjen me zbulime të reja për trekëndëshin e dashurisë më të përfolur të momentit

Londër – “Ose mua ose Tonin”: një dramë xhelozie, mbas së cilës vijoi vendimi i marrë këtë verë nga Rupert Murdok për t’u divorcuar nga Uendi Deng. Ajo është bashkëshortja e dytë e manjatit të mediave, me një diferencë moshe prej 40 vjetësh. “Toni” në fjalë nuk është as më shumë e as më pak se sa Bler, ish-kryeministri britanik, që gjithashtu është edhe kumbari i një prej fëmijëve të çiftit. Zërat për një marrëdhënie midis Bler dhe Uendit qarkullonin prej kohësh të përforcuara edhe nga deklarimet e punonjësve të një prej vilave të Murdok, të cilët thonë se ata të dy kishin fjetur bashkë tri herë në dhomën e gjumit të këtij të fundit. Natyrisht që Rupert nuk e dinte, por protagonistët e kësaj historie e kanë mohuar kategorikisht se ka pasur një aferë intime midis tyre.

Por tani “Mail on Sunday” publikon të dhëna të reja mbi një shënim të shkruar nga Uendi, në të cilin ajo pohon se ka ndjenja për ish-liderin laburist. Burime të cituara nga gazeta thonë se asaj i kishte rënë në kokë për Tonin dhe Murdok kur e zbuloi i kërkoi një sqarim të denjë prej Otelloje: “Ose mua ose atë”. Nuk dihet se si i është përgjigjur ajo, po dihet se si përfundoi: me një divorc të rrufeshëm që i kushtoi jo pak por 20 milionë dollarë.

Tradhti, politikë dhe miliarda përzihen kështu në një histori që ka qenë një nga arsyet e divorcit midis Murdok dhe gruas së tij të dytë kineze, me të cilën ishte dashuruar në një udhëtim pune në Hong Kong dhe që u martua menjëherë pasi u nda nga bashkeshortja e pare.

Një tjetër rezultat ishte prishja e plotë  raporteve midis miliarderit dhe ish-kryeministrit britanik. Tabloidi britanik u informua se gjatë ditëve të divorcit të Rupertit dhe Uendit, Bler duhet të ishte i pranishëm në një konferencë mediatike në Shtetet e Bashkuara, por në momentin e fundit, me ndërhyrjen e Murdok, prania e tij u anulua dhe prej asaj kohe plakushi 82-vjeçar nuk deshi t’i fliste më.

“Sunday on Mail” nënvizon se nuk ka prova të një marrëdhënieje jashtë-martesore midis Bler dhe Uendit e megjithatë jep detaje të tjera, si p.sh: përveç tri netëve në vilën e Murdok, të dy kishin kaluar një natë në jahtin e Rupertit, gjithnjë pa dijeninë e tij. Nga ana tjetër Murdok ishte i bindur se bashkëshortja e gënjente mbi takimet e saj me mikun e tij.

Një burim tjetër thotë për tabloidin se “ lidhja midis Rupertit dhe Uendit ishte në krizë dhe Toni vetëm sa i ofroi Uendit një mbështetje shpirtërore”. Edhe po të ketë qenë kështu ai nuk e kishte parashikuar se kjo do të kishte shkaktuar dyshimet dhe xhelozinë e Murdok. Mbetet për t’u parë se cili do të jetë reagimi i Sherit, ish-zonjës së parë britanike.

Cifti jetonte prej vitesh i ndarë në të njëjtën shtëpi. Ajo që kujdesej për të bijat 9 dhe 11 vjeçe dhe ai gjatë gjithë kohës në punë. Bashkimi me këtë grua për Murdok ishte një veprimi i gabuar. Biografi i tij, Majkëll Ulf, shprehet: “Murdok i kishte thënë djalit të tij të madh, Laklan, se martesa me Uendin ishte një gabim. Nga ana tjetër, si Laklan dhe fëmijët e tjerë nuk e kanë dashur kurrë njerkën, ashtu siç nuk e deshi as e ëma e Rupertit, Elisabeth. Kur mbushi 100 vjeç në një intervistë tha: “Rupert kishte një martesë të mrekullueshme me Anën dhe ishte një gjë e tmerrshme fakti që i dhanë fund. Kam vështirësi të pranoj Uendin, por duhet ta bëj, natyrisht”./ D.Gjuzi

Share This Article
2 Comments
  • Kur do te vije fundi i ketyre miliardereve te degjenruar te pasuruar me djersen e gjakun e miliona te punesuarve, qe presin festen Thanksgiving per te blere ndonje mall apo ushqim me cmime te ulura nga gjakpiresit e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *