UFO-t nuk do të jenë më një mister. CIA ka lejuar që i gjithë arkivi i saj për objektet e paindentifikuara të dalë online e madje edhe të mund të shkarkohet në format zip dhe pdf nga sajti The Black Vault.
Dokumente këto që mbulojnë një hark kohor prej më shumë se një shekulli studime dhe vrojtime dhe që pjesërisht u deklasifikuan nga Uashingtoni që në mes të viteve 90.
Nuk është kjo sigurisht hera e parë që ndonjë prej këtyre dokumenteve mbi objektet fluturuese të paidentifikuara, ose UFO-t, që del nga arkivat e CIA-s, por është sigurisht hera e parë që i gjithë arkivi bëhet publik.
Lajmi është dhënë nga themeluesi i The Black Vault, John Greenwald, i cili nga 1996 lufton për publikimin e dokumentacionit të plotë mbi UFO-t.
Dhe sigurisht që Greenwald mund të festojë edhe një fitore të parë mbi lirinë e informacionit pasi bëhet fjalë për plot 2800 faqe raporte që do të jenë tani në dispozicion të të gjithë kuriozëve.
o.j/dita

Me këto informacione ja hodhëm hallit.
Problemi është: KA PATUR APO JO UFO?
KAQ NA INTERESON.
Kush është ai budalla që të lexojë 2800 faqe dhe të mos kuptojë enigmën?
Ne Çqiperine.tone, i ka lexuar.like celibashi.
Shko pyesni ate.
Këto 2800 faqe nuk identifikojnë asnjë nga objektet e pa identifikuara. Shton vetëm fantazinë e atyre që thonë se jashtëtoksorët vijnë vërdallë e nuk kanë aq guxim sa të na i bërë një herë “taa”.
Asnjë fëmijë nuk është trembur nga “taa”, përkundrazi fillojnë e qeshin. Dhe ne të rriturit bashkë
me ta.