Për trajnerin e Mlada Boleslav Dusan Uhrin, Skënderbeu është një ekip më i fortë se skuadra që ai drejton.
Pavarësisht fitores së vendasve në ndeshjen e parë ai i trembet korçarëve.
” Skënderbeu ka më shumë përvojë se ne në kompeticionet europiane, pasi përpara dy sezonesh ka marrë pjesë në grupet e Europa League dhe ky është një fakt që nuk duhet nënvlerësuar.
Kemi marrë një rezultat të mirë në ndeshjen e parë pavarsisht se kemi pësuar gol pasi fitorja mbetet fitore.
Kualifikimi do të vendoset në duelin e kthimit dhe ne na pret një mision shumë i vështirë.
Skënderbeu këtë herë do të ketë në krahun e tij, tifozët e shumtë që do të jenë të pranishëm në shkallët e stadiumit.
Sezonin e kaluar kur Shkëndija eliminonte Mladën nuk kam qenë unë trajner.
Futbolli shqiptar është rritur shumë në këtë vitet e fundit por unë besoj se ne i kemi të gjitha mundësitë për të avancuar në fazën tjetër,” -ka thënë Uhrin, tranjeri i Mlada Boleslavas.
dh.th
