“Ujë vrasës”

anazapta

Kryeministri Edi Rama, bëri dje një deklaratë të shumëpritur, por edhe të përsëritur në këto 22 vjet prej pasardhësve të tij gjatë fushatave elektorale, por ende të pa realizuar për furnizmin e Durrësit me ujë. Uji në këtë qytet të “tharë” ështe një domosdoshmëri jetike për njerëzit dhe shërbimet, që kërkon zgjidhje. Këtë premtoi Rama. Kujtojmë, që me premtimin për ujin e Durrësit psh, në 22 vite janë bërë deputetë 65 individë dhe nuk thanë asnjë fjalë në parlament e në qeveri për të ndërtuar ujësjellësin. Por “etja” për ujë nuk është vetëm për Durrësin  që ka plazh. Edhe në Shëngjin, nëse zgjohesh në orën 6 në mengjes mund t’i lash sytë në rubinet, ndryshe mbetesh. Kështu edhe në Vlorë, Kavajë, Berat, Lushnjë, Fier, Sarandë, Gjirokastër, Shkodër, Dibër, Kukës, Korçë, Pogradec. Në pothuajse çdo qytet, banorët vuajnë për ujë. Psh, 24 orë ujë premtoi Berisha në vitin 2005. Deri në vitin 2009 i furnizoi qytetet vetëm me nga 1 e 2 orë ujë dy herë në ditë. Edhe 4 vjeçarin e dytë pushtetit e nisi me të njëjtin premtim e betim me “fjalë nderi”, por në 2013-ën la pas të njëjtën situatë me furnizimin me ujë, madje edhe më problematike me ndotjen e tij. Kujtojmë faktin, që në muajin nëntor 2012, në konferencën kombëtare të “Java e ujit”, ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi kështu: “Qeveria shqiptare e mbajti premtin e saj përpara shqiptarëve, 98% e familjeve shqiptare, dmth 1 milion e 176 mijë familje marrin ujë rubineti të rrjedhshëm, ndërsa vetëm 2%, dmth 24 mijë familje shqiptare nuk furnizohen me ujë. Së shpejti edhe ky 2 përqindsh i familjeve pa ujë, do furnizohet 24 orë me ujë”.

Po cili është realiteti që la pas ish-qeverisja “Berisha” në vitin 2013? Nëse ngjitesh në pikën më ta lartë të Tiranës në Dajt, ose në pikat më të larta të 48 qyteteve të tjera të Shqipërisë, shikon se çatitë dhe tarracat e banesave e pallateve, janë të mbushur me depozita uji. Pse? Sepse nuk furnizohen rregullisht 24 orë me ujë nga ujësjellësët e zonave. Sikleti me ujin ka shkuar deri në atë pikë, sa qytetarët bëjnë “roje” dite e natë, për të mbushur enë e depozita me ujë, në atë orë që e lëshojnë ujësjellësat “kuçedra”. Ata që janë të sëmurë, ose të moshuar, ata që nuk kanë depozita, ose që janë në punë “këputen ne mes” duke mbushur ujë rrugëve me krahë e karroca. Edhe shërbimet e ujësjellësave, deklarohen se “kanë bërë investimë dhe se ka furnizmim të bollshëm me ujë për popullatën”. Por fakti është krejt ndryshe, madje alarmant edhe në dimër. Psh në Tiranë, në 80% të familjeve, ujësjellësi u çon banorëve ujë me “triska”, vetëm 2 herë në ditë, nga 1-2 ose 3 orë. Edhe në 47 qytete, në 334 fshatra e 11 qarqet e tjera, uji është me grafik dhe me pikatore, u shkon banorëve në  rubineta vetëm nga  2-3 herë në ditë, nga 1-2 orë. Në orarin që lëshojnë ujin ujësjellësat “kuçedra” të bashkive e komunave, duhet të gjendesh patjetër në shtëpi, se ndryshe mbetesh pa ujë. Në ato orare psh, duhet të zgjohesh nga gjumi që të lahesh, të lash rrobat, të mbushësh depozitat, të mbushësh kovat e kazanët. Ndryshe qelbesh, mbasi duhet të presësh kur të lëshoj përsëri ujë ujësjellësi. Fakti është ky: Nga 1 milion e 203 mijë  e 654 familje që ka Shqipëria, afro 650 mijë e zgjidhin “hallin” e ujit, duke mbushur depozitat e vendosura majë tarracave e çative. Në qytete janë afro 80% e familjeve me depozita uji, ndërsa në fshat janë afro 60% e familjeve. Sipas deklaratave t ëish-kryeministrit Berisha, në Shqipëri vetëm 2% e familjeve, ose afro 25 mijë familje gjithsej nuk kanë ujë të rrjedhshëm 24 orë. Faktet konfirmojnë të kundërtën. Vetëm në Durrës psh, janë afro 13700 familje pa asnjë sekondë ujë, në Fier janë 5690 familje pa ujë, në Vlorë janë 9500 familje, në Elbasan janë 6790 familje pa ujë, në Tiranë janë 19 mijë e 200 familje pa ujë, në Shkodër janë 7200 familje pa ujë, në Lezhë janë 2180 familje pa ujë, në Dibër janë 5400 familje pa ujë, në Gjirokastër janë 1900 familje pa ujë, në Vlorë janë 9300 familje pa ujë, në Korçë janë 8100 familje pa ujë. Në këtë evidencë nuk janë llogaritur ndërtimet e reja në të gjithë vendin, të cilat janë afro 200 mijë pallate, banesa të thjeshta, vila e biznese, 40% e të cilave nuk janë futur akoma në rrjetin e ujësjellësave në qarqe, qytete e komuna, por që funizohen me autobotë, me puse e makina privatisht. Edhe një fakt: Nga mungesa e ujit dhe mashtrimet për ndërtim ujësjellësash e për shkak të ujësjellësve që nuk funksionojnë, banorët në 30% të pallateve në qytete dhe në 85% të fshatrave u janë rikthyer hapjes së puseve e baseneve ujore, nëpër oborret e shtëpive.

Dje, një nga zyrtarët e ISHP, specialisti Arben Luzati deklaroi se kanë nisur disa kontrolle higjeno-sanitare për ujin e pijshëm për të parë rrezikun e prezencës se lëndëve kimike në ujin që konsumon popullata dhe shërbimeve jetësore dhe pjesë e vëzhgimit shkencor, do të bëhen edhe ujërat sipërfaqësorë. Shëndeti publik do ta nisë kontrollin e cilësisë së ujërave nga Shkodra, Tirana dhe Korça. Deri tani janë bërë afro 40 kontrolle të tillë “pilotë” për ujin e pijshëm. Por çuditërisht nuk kanë dalë “probleme”, nuk janë bllokuar rubineta ujsjellësish që çojnë ujë në familjet shqiptare. Në fakt ka shumë shqetësime, qyetarët kanë bërë analiza private edhe në Itali, Gjermani, Greqi e deri në SHBA për ujin dhe u ka rezultuar i papërdorshëm edhe në ato zona ku ISHP ka deklaruar se uji është normnal. Edhe kontrolli i fundit që do bëhet, nuk ka asnjë dyshim, që do të jetë kopje e 40 kontrolleve të tjera.

 

Uji familjar në Shqipëri, 6.5 herë më i qelbur se norma e lejuar

Pra, përveç mungesës së ujit, ka dhe një problem tjetër shqetësues: Ujësjellësët, jo vetëm nuk i furnizojnë shqiptarët me ujë 24 orë, por dhe atë “pikë” ujë që u çojnë në rubineta, ua shesin të pisët, të ndotur, me efekte e pasoja “vrasëse” për shëndetin. Sipas analizave zyrtare të Institutit të Shëndetit Publik, që publikohen për llogari të propagandës zyrtare, thuhet se “ndotja konsiderohet minimale dhe pa efekte dëmtuese për shëndetin”. Ndërsa sipas analizave të bëra edhe në laboratorët veterinarë, ndotja e ujit që shkon në familjet shqiptare është aq e lartë, sa infekton e sëmurë dhe bagëtitë nëse e pijnë. Pa bërë komente, po përmendim disa fakte. Afro 80% e familjeve në qytet dhe 60% e familjeve në fshat e blejnë ujin që përdorin për pirje dhe gatim. Pjesa tjetër, prej 20% në qytet dhe 40% në fshat, për shkak se nuk e përballojnë dot financiarisht blerjen e ujit, ose përdorin ujin që u çojnë ujësjellësat duke e kulluar dhe valuar në zjarr për efekt “vetëmbrojtjeje”. Uji që u shkon psh familjeve në Tiranë është me ngjyrë, me erë të rëndë dhe me përzjerje mbetjesh ndryshku e ujërash të zeza. Ky ujë është jashtë standartit dhe nuk duhet të lëshohet fare në rrjetin e tubacioneve, mbasi krijon dhe ndotje të rrjetit. Aq e madhe është ndotja e ujit të pijshëm, sa dhe Drejtoria e Higjienës dhe Epidemilogjisë, megjithë fshehjen e nivelit të ndotjes, fakti është ky: nga 6.3% e pikave shpërndarëse që ishin të ndotura, kjo shifër ka arritur në 25% e tyre, pra mbi 4 fishin. Vetëm në Tiranë, ku ngarkesa e rrjetit është e madhe, rezulton se nga 415 pika fundore furnizimi që ishin me ujë të ndotur në vitin 20012, në vitin 2013 shkuan në 762 pika të ndotura,aktualisht janë 800 pika shpërndarëse me ndotje. Dy raporte të ministrisë së Shëndetësisë të muajve tetor 2012 e mars 2013, që mbahen “sekret”, evidentojnë se uji në 32 qytete është i ndotur nga 4 deri në 5 herë mbi normën e lejuar. Ndërsa në 29 qytete si Fier, Kuçovë, Ballsh, Lushnjë, Delvinë, Memaliaj, Kavajë, Elbasan, Shëngjin, Rrogozhinë, Shkodër, Malësi e Madhe, Rubik, Patos, Reskovec, Lezhë, Peqin, Maliq, Pogradec, Përrenjas etj, ndotjet bakteriale e kimike të ujit janë në masën 6.5 herë më të larta edhe se norma e njohur, por e paparanuar as në vendet e Botës së Tretë. Eshtë edhe një kusht tjetër që duhet respektuar pa asnjë lëshim për ujin, por që shkelet me vetëdje e me urdhëra prej drejtuesve të ujësjellësve, duke shkaktuar “vrasje” të ngadaltë të populatës.

 

Ujë i helmuar, me dozë klori “3.1 ppm” më të lartë

Konkretisht, sasia më e lartë e klorit të lirë që duhet të hidhet në ujin e pijshëm në Shqipëri, duhet të jetë deri në masën “0,1 ppm” dhe asnjë “gramë” më tepër. Kur kjo sasi klori është më e madhe se “1 ppm”, uji konsiderohet i pa pijshëm dhe ndalohet me ligj të hidhet në përdorim konsumi për popullatën. Mirëpo po ndodh e kundërta me ujin që çohet në familjet shqiptare. Sipas matjeve, sasia e klorit të lirë të përdorur në ujin e Tiranës, Durrësit, Fierit, Elbasanit, Korçës, Vlorës, Lushnjës, Beratit, Lezhës, Shkodrës e Gjirokastrës, në 85% të pikave fundore të daljes së tij, rezulton se është dizinfektuar me klor në masën “4,1 ppm”, pra “3.1 ppm” efekt më të lartë përmbajtje klori! Ky ujë “mostër”, që shpërndajnë dhe shesin ujësjellësat në Shqipëri, sipas specilistëve të shëndetit, por edhe të logjikës së thjeshtë nuk ëhstë gjë tjetër, veçse një “armë” që “vret” shqiptarët gradualisht e pa zhurmë.

Share This Article
5 Comments
    • Ne Yzberisht,Tirane,nje lagje e re me rreth 5000 familje ka qe ne qershor te vitit 2013,qe ne tubacione nuk vjen asnje pike uje!!!
      Nderrmarrja e UKT,sjell nje here ne jave nga nje AUTO BOT me uje te piste,me gelqere,rere etj,qe vetem per te lare banjen sherben!!!
      Ne e paguajme edhe kete uje si UJE TE PIJSHEM e jo UJE KANALI,pra me cmim te KRIPUR,bile edhe per shkarkimin e tij,por per CILESINE E KETIJ UJI NUK E CAN KOKEN INSTITUTI I SHENDETIT PUBLIK APO AI I HIGJENES !!!
      Thone se po bejme AKSIONE!!!
      Keta nepunes shteti,qe e bazojne punen tek AKSIONET,duhet te SHPORREN NGA PUNA!!!

  • Per nje popull te qelbur dhe idiot,gjithmone do te kete uje te piste dhe ky uje do te jete
    me racion
    Kur profeti Mojsiu zbriti nga mali me dy pllaka ne duar ku ne te qene shkruar udhezimet
    e zotit per popullin e Izraelit,profeti pa te ky popull se 75 perqind e popullit te tij te
    shpetuar nga shtipija e Faraonit qe nje lloi njeriu i c thurur dhe 25 perqind mezi priste
    te ndiqte Moisiun ne emer te zotit..Mojsiu profeti ju drejtua kesaj pjese te c thurur te
    popullit te Izraelit,uje do te rjedh kudo,juve do tju thahet buza nga etija,ju do tju ndjeki
    mallkimi i zotit tuaj,ju do te pasuroheni por do tju ndjeki varferija deri ne var.
    Perparim ti je pjesa e ketij populli te qelbur,qe ju shkruan atyre qe e udheheqin kete popull
    ti shpjere uje,se ju eshte thare buza dhe ai pak qe eshte eshte i qelbur.
    A ka vlere ky popull qe vritet per te zgjedhur me te ndyret e vet per ta qeverisur??????

  • Qe nga 1990 vit kur I ndame me diktaturen puna e Sali Berishes dhe Fatos Nanos eshte nje zero me xhufke…Nano doli nga skena politike por idioti kriminel Berisha vazhdoi akoma duke premtuar UJE UJE UJE UJE UJE si nje I fansdaksur dhe ja ku jeni akoma uji vjen vetm 2-3 ore ne dite ( po marrim rastin me te mire) sepse ka zona ku vjen vetem 1 ore ose aspak. A ka turpme te madh per ne si popull qe e duruam kaq shume kete birbo, qe as uje nuk ishte I zoti te na siguronte, a ka turp me te madh qe ky mascara u soll nen syte e hundet tona si pronar I ketij vendi duke e bere lemsh e li e duke vjedhur cfare te donte, duke vrare e duke abuzuar me gjithcka. Krimi I zuri syte e mendjen dhe nuk kishte as kohe e as aftesi te merrej me punet me normale qe ben nje qeveri, punonte vetem per vjedhje e grabitje pasurish dhe shkazterrim te shtetit duke future militante e servile budallenj ne cdo qelize te administratets qe ta kishte me te lehte rrugen per ti punuar qindin ketij vendi e ketij populli. Per ironi krimineli qe I beri te 99-tat ketij vendi akoma nuk ka dhene llogari per krimet por si debil merret me facebook-un. Uroj qe detyra numer 1 e cdo qeverie …sigurimi I UUUUJJJJIIIITTTTT dhe I kushteve normale te jeteses per popullin te cilit I sherben (jo e sundon, Sic mundua te bente krimineli berisha) te mos diskutohen me sepse jemi vitin ne 2014, te shekullit 21.

  • Po a i Kane mènd te populi mendoni ju? Kur jo,vetem te grabitimi si millioneret te PS se si millioneret te PD se! Njeti mut Jane,edhe per popullin idiot qe i coton nuk tone gje pos tallen me te,
    Kuptoni se njeti brume Jane e pa reagimin tuaj,asgje nuk do ndryshoje!act nis kunder njerezeve qe nuk ju respektojne si popull.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *