SMS në DITA
Në 0689073730
Përshëndetje dhe respekte per gazeten DITA! Lexova me vëmendje shkrimin e zonjës Edlira Shehu, vlerësim për analizën reale “hidrocentralet e shitura për të mbulur borxhin”. Jam banor i zonës Ulëz ku janë shitur hidrocentralet Ulëz e Shkopet te kompania turke “Kurum”. Ashtu siç spjegon zonja Shehu në shkelje të ligjeve dhe praktikave shqiptare për privatizimet u shitën këto hidrocentrale që u ndërtuan me punën e djersën e popullit shqiptar. Ujërat e këtyre liqeneve janë sipër tokave më produktive të banorëve të kësaj zone të pakompensuara deri sot. Poshtërsira e qeverisë që iku e shyqer qëndron në faktin se janë shitur vetëm paisjet e prodhimit të energjisë elektrike, duke ngelur shtetërore digat dhe liqenet pa të cilat turbinat nuk prodhojnë energji elektrike. Ne kemi shpresë se qeveria e re dhe kryeministri Edi Rama do ta rishikojë këtë shitje abuzive të hidrocentraleve që themeluan energjitikën tonë.
