Ujërat ku notojnë tipa si Doshi

redaktor

Pas Tomës, nuk do vijë më një kandidat i ngjashëm me të. Profili i kërcënuesit dhe shantazhuesit, i “të fortit” që flet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, pa e parë të nevojshme kurrë, të vërtetojë me fakte gjërat që thotë, nuk ka më të ardhme në këtë pjesë të skenës politike shqiptare që udhëhiqet nga Edi Rama.

Them në këtë pjesë të politikës shqiptare, sepse pjesa tjetër, është kthyer në simbolin e gjallë të rrugaçërisë, të negativizmit dhe të së keqes që rrezikon këtë shoqëri. Një grup parlamentar që “drejtohet” nga njerëz të formatit Paloka, që “inspirohet” nga Muli e Ristani dhe që kryesohet me ligjëratat e pafund të një psikopati vrasës si Saliu apo rrëshqitjet mendore të një gafe njerëzore si Jozefina Topalli, një pjesë e tillë, nuk gjeneron dot ide progresive për tema të tilla që i përkasin pastërtisë së figurës së deputetit. Ata do të vazhdojnë të mbeten, frymëzuesit e llumit tritolas në këtë vend, deri kur Shqipëria të ketë një kryeprokuror që bën punën e tij me ndërgjegje profesionale, që nuk del nga poturet e ndyra të bajraktarëve të politikes, por që “i falet” vetëm Kushtetutës dhe ligjit. Për shqiptarët, është një ditë e mirë. Pas Tomës, mund të vijnë tomë të tjerë, por ata nuk do kenë në Kryeministrinë e këtij vendi një dallaverexhi si Saliu, por një shqiptar që mundohet t’i kthejë vendit të tij nderin e humbur gjatë këtyre 25 viteve rrumpallë.

Llumi në të cilin notojnë tipa si Tom Doshi, nuk mund të jetë niveli i drejtimit të një vendi që aspiron anëtarësinë në BE.

 

Dërguar me email

në adresën e redaksisë

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *