Ujësjellësi i Durrësit gjobit universitetin e deputetit të PD-së

anazapta

Ujësjellësi i Durrësit ka gjobitur universitetin ‘Albanian College’, që është në pronësi të deputetit demokrat, Astrit Veliaj.

Shkak për këtë janë bërë lidhjet e paligjshme që kishte bërë ky universitet në ujësjellës.

Subjekti në fjalë nuk kishte bërë asnjë kërkesë tek ndërmarrja e ujësjellësit për të lidhur ujin e pijshëm, duke ndërhyrë në rrjet dhe duke bërë tri lidhje të paligjshme. Për këtë shkelje subjekti u gjobit me 50 mijë lekë të reja.

“Në kuadër të fushatës që kanë nisur Ujësjellës-Kanalizimet për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme në qytetin e Durrësit kanë filluar ndërprerjet nga fshati në qytetin e Durrësit. Momentalisht ndodhemi tek lagja numër 1, ku na rezulton se subjekti “Albanian College” ka tre lidhje të paligjshme. Ndërprerja e ujit u bë e menjëhershme, ndërsa do të merren edhe masat administrative” thotë për A1 Report kryeinxhinieri Nikolla Simaku.

Share This Article
4 Comments
  • Bobo c’na gjeti , ky eshte sulm ndaj opozites do te thote salirrumpalla !! Po mire ore si ka mundesi qe asnje deputet I pederes nuk eshte ne rregullme ligjin .? Prandaj eshte bere I pasur ky mavrija se nuk njeh ligj e shtet.Po qe se jemi vend demokratik nje deputet I tille duhet te ike nga parlamenti, ky rregullte behet per te gjithe palod,.deputetet.

  • “Elitë” alla-shqiptare….Nuk ke ç’thua, VIP-at e universiteteve vjedhin ditën për diell dhe akoma lejohen të ushtrojnë veprimtari “edukative”, shtet jo shaka…!
    Dhe ne presim ti shkollojmë fëmijët në Shqipëri?!

  • I ka dhënë lejën e nderhyrjes si hajdut ujesjellési, sahit gomar dollapi këtij!? Sipas kanunit e ka atë lejë për 7 breza,për 7fise dhe për 7 bajraqe. Leja quhet akuahajni dhe është si tip “shengeni” për të gjithë bajrakun salisto-sahitist të krajlit të viçidolit?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *