Për herë të parë zonat turistike të Lezhës do të furnizohen me ujë të pijshëm pa ndërprerje. Kështu garantoi drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve në Lezhë, i cili garanton se janë marrë të gjitha masat që uji i pijshëm të mos mungojë në të gjithë qarkun, ndërsa thotë se nuk do të këtë rritje të çmimit.
“Investimi i ri ka prekur Lezhën, ishullin e Lezhës, ishullin e Shëngjinit, dhe Balldrenin. Me sistemin e ri këta persona do të furnizohen 24 orë me ujë. Nuk ka rritje çmimi me ujësjellësin e ri. Tarifat do të jenë të njëjta me ato që kemi patur.
Por padyshim ka edhe debitorë. Ata duhet të paraqiten pranë drejtorisë së Ujësjellësit për të mësuar debitë e tyre, dhe shlyerjet e debisë mund të shlyhen me marrëveshje, me këste.
Gjatë sezonit turistik kërkesa për furnizimin me ujë rritet, sidomos në zonën e Shëngjinit. Gjatë muajit korrik numri i pushuesve arin deri në 50 mijë vetë”, tha Zef Maçi, drejtori i Ujësjellës Kanalizime Lezhë.
Ujësjellësi i ri ka nxjerrë në pah debitorët të cilët e kanë të pamundur të lidhin kontratën e re pa shlyer faturat e prapambetura.
Për t’iu ardhur në ndihmë kësaj kategorie, ujësjellësi po aplikon pagesat me këste.

E verteta eshte krejt ndryshe,cmimi eshte RRITUR.
Uji i Lezhes eshte me i “miri” ne Shqiperi sepse eshte me i SHTRENJTI.
Te pakten burimin citojen