Ujësjellësi reagon për mbifaturimet

redaktor

Denoncimet për mbifaturim të ujit në faturat e janarit për afro 1000 dyqane ka marrë zgjidhje.

Të gjitha faturat do të zerohen dhe klientët do të pagujën vetëm konsumin real, në bazë të faturë së re. Ndërmarrja e Ujësjellës kanalizimve sqaron se mbifaturimet i ka bërë sistemi dhe jo faturuesi.

Neritan Gjojdeshi, Drejtor i Ujësjellës-Kanalizimeve, Tiranë: “Faturimi prej tyre është bërë në mënyrë profesionale dhe të rregullt, problemi qëndron tek pjesa e IT, sistem ky i trashëguar me shumë problematika”

Sipas kreut të ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve,  gjithçka mund të jetë një gabim njerëzor, por edhe një ndërhyrje e qëllimshme në sistem.

“Qëllimi i ndërhyrjes së qëllishme mund të ketë prapavijë politike, ose mund të jetë kryer për të goditur ekipin e ri drejtues të ndërmarrjes”.  

Pas kësaj problematike, sistemi kompjuterik do t’i nështrohet nje kontrrolli për të mbyllur aksesin që mund të kene persona të jashtëm, apo edhe punonjës aktual në Ujësjellës-Kanalizime. Përfaqësuesi i IT konfirmoi se sistemi kompjuterik është vendosur në vitin 2010 dhe herë pas here ka patur problematike.

Share This Article
1 Comment
  • Bravooooooooooooooo! u gjet grupi me i ri armiqesor. Ti varim tradhetaret. Po ca jane keto mo idiote na dini ne mo?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *