Ujësjellësi vendos orare të reja shërbimi për qytetarët

Pranvera Kola

Të gjithë qytetarët të cilët dëshirojnë të aplikojnë për kontratë të re me Ujësjellësin e Tiranës, si dhe konsumatorët që janë të interesuar të kryejnë pagesa, apo të përfitojnë nga skema lehtësuese e shlyerjes së debisë që UKT ofron për ta, shoqëria e Ujësjellës Kanalizime Tiranë ka vendosur orare të reja shërbimi në të gjitha njësitë zonale, pikat e UKT-së, si dhe në arkat kryesore të qytetit.

Ndryshime të cilat bëhen për të përballuar fluksin e lartë të qytetarë që kanë nevojë për këto shërbime.

Këto veprime mund të kryhen ora 08:00 e mëngjesit deri në orën 20:00, nga e hëna në të shtunë.

Gjithashtu, numri i gjelbër 08004488 qëndron 24 orë në 24 në dispozicion për të informuar dhe suportuar çdo qytetar!

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *