Ujkani titullar te Palermo dhe kthim te Shqipëria?

anazapta

Sherr tek Palermo mes drejtuesve dhe Sorrentinos dhe në fund del fitues Samir Ujkani. Pas periudhës së vështirë duket se po vjen dhe momenti i Samir Ujkanit. Presidenti i Palermos, Zamparini, manifestoi synimin e tij për ta promovuar si titullar portierin kosovar, në një kohë kur në kampin sicilian mbetet i pazgjidhur rebusi Sorrentino, nëse do të qëndrojë apo do të largohet. Është një situatë që krijon konfuzion për një rol specifik si ai i portierit, megjithëse trajneri i skuadrës Iachini deklaroi, “Nuk ka një problem për portën te Palermo. Sorrentino dhe Ujkani janë dy djem që gëzojnë respektin e njëri tjetrit. Zamparini ka thënë se Ujkani është portieri titullar? Ky është një vendim i shoqërisë që nuk i përket stafit teknik. Është një diskutim për vlerësimin e perspektivës së lojtarëve. Sot për sot nisen të dy në barazim. Unë synon ti mbaj të dy për të mirën e skuadrës, por siç e dimë merkatoja mund të ndryshojë nga njëra ditë në tjetrën”. E ndërsa priten lajme nga merkato për të ardhmen e Sorrentinos, e rëndësishme për Ujkanin që u largua nga kombëtarja shqiptare ku ishte parakaluar në hierarkinë e portës nga Etrit Berisha, është se tashmë ka rifituar besimin e klubit, si dhe shanset për të demonstruar vlerat e tij mes shtyllave në sezonin e ri të Serisë A. Ndërkaq flitet për një rikthim të lojtarit në ekipin përfaqësues kuqezi, ndonëse ende nuk ka asgjë zyrtare. Të shohim se çfarë do të ndodhë. Fakt është se Ujkani e meriton të jetë titullar tek Palermo.

 

Kujtimet – Portieri i Përfaqësueses së Kosovës dhe skuadrës italiane, Palermo, Samir Ujkani ka kujtuar luftën që ndodhi në Kosovë gjatë viteve 1990-2000. Në një intervistë për ‘La Gazzetta Dello Sport’, ka treguar tmerret që ka përjetuar nga lufta në Kosovë, para se të shpërnguleshin në Belgjikë. “Unë pashë nga afër duke më vdekur të afërm të mijë, miqtë dhe të njohur por nuk kisha forcë për t’i ndihmuar. Babai im ishte shef I stafit në një fabrikë, ndërsa forcat serbe e futën në burg duke ia kurdisur një gënjeshtër për vjedhje. Ai u lirua më pas nga një gjykatës, që i kishe sugjeruar të largohej nga Kosova. Tani të gjitha paratë që i fitoj unë i dërgoj në shtëpi dhe prindërit e mijë i menaxhojnë ato”, deklaroi Ujkani. Ai ka folur edhe për konkurrencën që ka me portierin italian te Palermo, Sorrentino. “Ne jemi miq të mirë, por edhe e kemi njëri tjetrin konkurrencë dhe duhet t’ia vjedhim ndonjëherë vendin e titullarit njëri tjetrit”, përfundoi Samiri.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *