Dërguar me sms
në numrin e redaksisë
DITA e dashur! Me kohë opozita shpifëse, kobëzezë, hajdute e vrasëse në këto 25 vite, bën padijen. Por, dosja Doshi mesa duket po u çjerr maskën, se është sajesë e të njëjtit personazh, S.B. E majta, sidomos kur është në pushtet, nuk ka bërë asnjëherë vrasje, shkatërrime me tritol, shitje toke e deti, sharje me libër shpie, etj., siç bën i fandaksuri i Viçidolit. Ky njeri lugat, kryebandit, po bën çmos që të destabilizojë vendin e të marrë pushtetin me dhunë, duke shpejtuar të bëjë komente e vendime si gjithmonë para organeve të drejtësisë, ku me shpifje shkumëzuese po na skandalizon faqe botës, për sajesën e Tomës e shokët e tij kriminelë. Ndaj Prokuroria nuk duhet të merret me gjurmët kur ka ujkun ballas. N.q.s Kryeprokurori nuk ka këllqe, ka frikë nga Saliu, të cilin e mirëkuptojmë, të japi dorëheqjen dhe do të jetë i nderuar nga shumica e shqiptarëve votues të kësaj mazhorance që po lëngon nga drejtësia e kapur e korruptive. Nga Mete H.
