Leontjef Zenelej, 26 vjeç, pretendoi se ishte trafikuar nga Shqipëria dhe u detyrua të punonte në një shtëpi të izoluar jashtë Boroughbridge Road.
Por, pasi u zbulua se ai kishte udhëtuar në vende të ndryshme të Anglisë me të dashurën e tij, ndërkohë që kujdesej për fermën e kanabisit, një juri në gjykatë hodhi poshtë pretendimin se ishte një skllav modern, duke e shpallur fajtor.
Zenelej ka mohuar akuzën për prodhimin e kanabisit midis 15 qershorit dhe 19 nëntorit 2016.
Prokurori, David Ëard tha se policia gjeti 49 bimë së bashku me pajisjet e posaçme për rritjen e tyre, kur ata bastisën ndërtesën në nëntor të vitit 2018.
Ata gjithashtu gjetën para kesh, një telefon ku ishte një video ku Zenelaj shfaqej duke numëruar paratë, dokumente të rreme rumune dhe italiane, një kontratë qiramarrjeje me shenjat e gishtërinjve të Zenelejt si dhe dëshmi të tjera ku zbulohej se ai kishte jetuar në atë vilë me të dashurën, e cila nuk u ndoq penalisht.
Në dëshminë e tij, Zenelej pretendoi se ishte 21 vjeç kur vendosi të shkonte në Mbretërinë e Bashkuar. Një njeri që ai e quajti “Ëolf” (Ujku) kishte rënë dakord t’i jepte dokumente të rreme dhe ta transportonte atje për 6,000 euro.
“Nuk na lejohet të udhëtojmë në Britani të Madhe duke përdorur një pasaportë shqiptare”, tha ai.
Shqiptari përshkroi një udhëtim njëmujor përgjatë gjashtë vendeve derisa hyri në Mbretërinë e Bashkuar me një dokument të rremë rumun, duke u fshehur në një kamion, shkruajnë mediat britanike.
Ai pretendoi se organizatorët e kishin detyruar të punonte në një fermë kanabisi në Peterborough për të paguar udhëtimin e tij dhe se ishte kërcënuar ai dhe familja e tij, por gjykata angleze, në bazë të provave materiale të gjendura, nuk e besoi.
e.ll./dita
