Ujkut mëlçitë në qafë

Dita

 

Urime Dita! Duhet ditur që me tërheqjen në momentet e fundit të Ramës për reformën në drejtësi, u ka ardhur shumë keq të gjithë votuesve të majtë duke e lënë dhe qëndresën e fundit ku ishte një fije floku ku mund të mbështeteshin. Jo ore jo! Kësaj i thonë t’i varësh ujkut mëlçitë në qafë.

Si ore është shënuar në draftin e projektligjit që të ketë barazi si pozita dhe opozita? Ku është këtu demokracia dhe u rrofshin votat të majtëve dhe marrja e pushtetit. Pse të mos ndahen vendet sipas përqindjes pozitë-opozitë në proporcion sipas votave përkatëse? Të majtët i shqetëson fakti i heshtjes së konstitucionalistëve që vendit tonë nuk i mungojnë dhe nuk po ndjehen për këtë shkelje të demokracisë.

Dihet se jurist nuk është ai që merr vendime në bazë të ligjeve, por ai që i bën ligjet. E në rast se ligjet lihen në dorë të politikanëve, aty ka vetëm pazare në interes të tyre. E dimë se berishistëve, ka mbi 25 vjet që nuk po jua ha qeni shkopin, këtë shkop që e vërtit mbi kokat e shqiptarëve.

Dimë dhe se politikanët dhe gjyqtarët kanë krijuar oligarkinë e tyre dhe kështu ata nuk ndihmojnë në nevojat e popullit, por për të sunduar. Me sa dimë ky ligj bëhet për zgjidhjen e problemeve që ka Shqipëria dhe populli i saj me këta gjyqtarë të korruptuar e të papërgjegjshëm. Ndërkombëtarëve ky ligj u duhet për koperturë dhe karrierë diplomatike, që sidoqoftë kemi shpresë që diçka do t’i shërbejë dhe popullit.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *