Ujori, parashikimi për 2014-n

anazapta

Që në fillim të vitit niseni me vullnetin për të vendosur mbi drejtime të rëndësishme që duhet të merrni. Ju presin programe të shumta për të zhvilluar dhe situata personale të ndërlikuara për t’u zgjidhur. Mund të keni një përballje të ashpër me njeriun që doni dhe prandaj do të përdorni një “grusht të hekurt” për të qartësuar se jeni ju që e mbani komandën… Neptuni i mirëpritur në shenjën tuaj, do të jetë përballë Saturnit në shenjën e Luanit, për rrjedhojë mund të krijohen tensione midis jush dhe njerëzve që ju gjenden pranë.

Edhe Jupiteri e Marsi respektivisht në shenjën e Akrepit përgjatë gjithë vitit, ju paralajmërojnë se pikërisht në muajt e parë do të duhet të tregoheni të kujdesshëm në balancimin e detyrave shtëpiake me autonominë personale, e cila do t’ju nevojitet për të arritur rezultate që prej kohësh i prisni në profesion! Një fillim 2014 i lodhshëm për vendime të rëndësishme që mund të merrni. Urani në shenjën e Peshqve do të jetë bashkëpunëtori juaj në çështjet e lidhura me pronat dhe të mirat materiale në përgjithësi, duke ju këshilluar ndërhyrje të shpejta. Plutoni prezantohet si mbështetës i miqësive që “pastrojnë” rrugën e finalizimit të qëllimeve … Pranvera vjen shumë dinamike dhe vera iu mëshon ndryshimeve: mund të modifikoni strategjitë tuaja në punë. Në vjeshtë bëni mirë ta lëshoni veten në kërkim të kënaqësive të munguara…

 

Dashuria

Etja juaj për ndryshime duhet mbajtur nën kontroll për sa i takon fushës sentimentale. Duhet të prisni pranverën për të arritur atë që dëshironi prej kohësh! Viti nis me motive pendese dhe kujtime prekëse. Zhgënjimi vjen për ata që janë në kërkim të një marrëdhënieje afatgjatë, kjo edhe për shkak të tensioneve yjore, objekt i të cilave është shenja juaj. Vetëm në vjeshtë mund të vijë dashuria që do të kënaqë pritshmëritë tuaja. Megjithatë ruhuni nga zgjedhjet e nxituara dhe pa një bazë të qëndrueshme, sepse në verë lidhjet që nuk kanë një bosht dhe përmbajtje mund të lëndojnë derisa të zhduken përfundimisht gjurmët e tyre… Neptuni në shenjë imponon ligjet në ndjenja: që këtej e tutje mund të ndizni interesin për personat e ndjeshëm dhe romantikë, përtej bindjeve që keni pasur deri më tani dhe nacionalitetit që ju karakterizon. Vjeshta vjen me njohje të reja. Situata destabilizuese në planin emotiv verifikohen në ditët e fundit të vitit dhe prandaj detyroheni të rishikoni mënyrën me të cilën e keni përjetuar deri në këtë moment dashurinë…

 

Puna

Nëse punoni në grup, 2014 mund të jetë viti ku dilni në përfundimin se strategjitë e adoptuara dhe personat më të cilët bashkëpunoni frenojnë kreativitetin tuaj, duke bllokuar praktikisht zhvillimin tuaj profesional. Megjithatë, mendja juaj është burim idesh që i japin zgjidhje edhe situatave më të ndërlikuara dhe pak stimuluese. Ju duhen hapësira më të mëdha veprimi, raste kontakti dhe ndërgjegjësimi se mund të vazhdoni pa pasur kufizime të jashtme… Lirohuni sa më parë nga çdo gjë që ju pengon dhe që kërkon t’ju vendosë brenda një kornize monotonie. Mbas krahëve lini një dimension tashmë të ezauruar që nuk ka çfarë t’ju ofrojë më.

Edhe pse në pjesën e parë të vitit, ana ekonomike mund të mos jetë e kënaqshme, jeni në rrugën që mund të vendosni baza të qëndrueshme për një prestigj të konsoliduar profesionale dhe që do të rezultojë me të ardhura të bollshme. Kënaquni me faktin që jeni në ngjitje të shkallëve të karrierës. Urani premton të vihet në shërbim të financave tuaja, por do të jetë vendimtare aftësia juaj për t’i bërë bashkë dy shpirtra: atë të fantazisë dhe atë të prakticitetit. Është ndërthurja e këtyre  të dyjave që ndez evolucionin tuaj profesional!

 

Paratë

Në pjesën e parë të 2014-s përdorni kujdes, pa ekzagjeruar me shpenzimet e përditshme. Nga ana tjetër investime të mundshme dhe blerje që shtojnë trashëgiminë tuaj ju çelin rrugën e rritjes së financave në një periudhë të më vonë. Puna ju siguron të ardhura të kënaqshme. Do të dini t’i menaxhoni me kriter kursimet personale dhe ato të familjarëve, kjo falë aftësive tuaja shumë të mira sipërmarrëse.

 

Forma

Organizmi juaj i lënë pas dore prej shumë kohësh, kërkon vëmendjen e merituar dhe ju jep mesazhe të pashmangshme që manifestohen në lodhje dhe nervozizëm. Kockat dhe mëlçia kërkojnë më shumë kujdes: ju këshillohet një ushqyerje më e ekuilibruar dhe e varfër me yndyrna. Edhe pse sistemi nervor vihet herë pas here në prova të vështira, ndryshimet e ambienteve do t’ju ndihmojnë për t’u rigjeneruar. Duhet ta dini tashmë se mirëqenia lind mbi të gjitha nga gëzimet e vogla dhe të përditshme!

Janar

Çështjet sentimentale mund të ndërhyjnë në menaxhimin e jetës familjare, duke krijuar përplasje në raportin në çift: gjeni ekuilibrin e duhur! Ambicia ju sugjeron një sjellje që vetë ju nuk e aprovoni. Shmangeni!
Shkurt

Duhet të rregulloni situatat në të cilat rezultoni debitor, ripërtëritni akordet me bankat duke kontrolluar  kontabilitetin në përgjithësi. Një maturi më e madhe në menaxhimin e punëve tuaja është sigurisht e domosdoshme.
Mars

Dinakëria juaj ju rezervon surpriza të këndshme në kontekstin social dhe financiar. Planeti Mars hidhet në anën tuaj duke ju dhuruar një “sex appeal” provokues. Nuk do të mungojnë sigurisht propozimet dhe “pushtimet” e zemrave!
Prill

Afërdita josh Neptunin dhe e bën dashurinë një vorbull ndjenjash të “shijshme”. Megjithatë mos lini pas dore çështjet ekonomike, kërkoni atë që ju takon me të drejtë dhe mos jepni përshtypjen e të shpërqendruarit dhe të pakujdesshmit…

 

Maj

Situata më të mira do të vijnë në lidhje me punën dhe çështjet e tjera në përgjithësi. Këtu bashkëpunëtorë të arritjeve tuaja janë Urani, Marsi e Jupiteri. Vendimtar do të jetë vullneti për të përmirësuar nivelin e jetës dhe për të konsoliduar pasurinë. Kjo është periudha më e favorshme për të arritur objektiva!
Qershor

Zbuten çështjet familjare dhe intensifikohet ndikimi që ushtroni ndaj atyre që ju duan, aq sa do t’ju ndjekin edhe në vendime të guximshme por jo gjithnjë të sigurta. Zgjedhjet inteligjente i përshtaten për mrekulli rrethanave që prodhohen  në punë!
Korrik

Nismat dhe ndryshimet vijnë drejt maturimit pozitiv në fushën profesionale, duke prodhuar rezultate shumë interesante. Arritja e mirëqenies fizike dhe  asaj në punë është një siguri që ngjyros me “rozë” ditët tuaja dhe ju dhuron vitalitet…

 

Gusht

Programet tuaja mund të pësojnë ngadalësime. Një person autoritar ka nevojë për praninë tuaj. Në këtë muaj ju pret një “grusht i hidhur” i cili mban komandën. Por me ndihmën e yjeve , do t’ia dilni mbanë edhe këtë herë!

 

Shtator

Mund të jetë një muaj më shumë dinamik nga sa parashikohet, shpirti i iniciativës dhe këmbëngulja që nuk do t’ju mungojnë, ju hapin mundësit për propozime të rëndësishme  që rrisin prestigjin profesional. Dashuria troket në portën tuaj… hapeni!
Tetor

Përballjet që mund karakterizojnë këtë muaj, dalin nga të gjitha anët dhe lidhen kryesisht me përdorimin e parave të përbashkëta dhe pozitën komanduese në grupin ku bëni pjesë. Përgatituni të garoni me korrektësi, por dijeni që kundërshtarët tuaj mund t’ju drejtohen metodave të pabesa.
Nëntor

Moment i favorshëm për të çuar përpara projekte që rrisin autonominë dhe prestigjin në punë. Vëzhgoheni nga sy të kënaqur dhe të gatshëm për të shprehur vlerësime për cilësitë tuaja… Prisni njohje për punën e bërë deri në këtë moment! Edhe në dashuri yjet ju premtojnë sukses.
Dhjetor

Intesifikojini kontaktet sociale, frekuentoni ata që mund të favorizojnë zhvillimin e imazhit tuaj, duke shumëfishuar rastet e papërsëritshme në profesionin tuaj…  Largpamësia dhe intuita juaj rezultojnë me zhvillime interesante praktike dhe sigurisht ekonomike!

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *