Ukraina do të shesë “bono lufte” për të financuar forcat e armatosura

J L

Teksa Ukraina hyn në ditën e gjashtë të luftimeve, sulmet ruse në qytetin Kharkiv të Ukrainës dhe kryeqytetin Kiev vazhduan gjatë natës së 28 shkurtit dhe mëngjesin e së martës.

Ndërkohë qeveria e Ukrainës ka njoftuar se planifikon të shesë bono, që nga sot për të paguar forcat e saj të armatosura, ndërsa ato mbrojnë vendin nga pushtimi rus.

Në një postim në Twitter, Ministria e Financave e Ukrainës deklaroi se çdo obligacion njëvjeçar do të kishte një vlerë nominale prej 1,000 hryvnia ukrainase (24,80 £ ose 33,27 dollarë) me normën e interesit të ofruar që do të “përcaktohen në ankand”.

“Të ardhurat nga obligacionet do të përdoren për të plotësuar nevojat e Forcave të Armatosura të Ukrainës”, shkruhet në postimin e Ministrisë në Twitter.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *