Ukraina heq vizat për shqiptarët

Dita

Qeveria miratoi marrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kabinetit të Ministrave të Ukrainës, për heqjen e ndërsjellët të kërkesave për vizë. Në vendimin e publikuar nga Këshilli i Ministrave thuhet:

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave

Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kabinetit të Ministrave të Ukrainës, për heqjen e ndërsjellë të kërkesave për vizë, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”.

Share This Article
1 Comment
  • Bravo qeveria. Beni kete edhe me vendet aziatike, afrikane dhe amerikano jugore duke o rrotur vleren pasaportes shqiptare Sa per dijeni Bosnja ka shume e me shume te drejte te shkoje pa vize ne vende te ndryshme te botes fike na lene ne shume vende pas ne klasifikimin e pasaportave me te fuqishme ne bote.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *