Ukraina i blen Francës 55 helikopterë civilë

Dita

Ukraina ka njoftuar sot se ka nënshkruar një kontratë për blerjen e 55 helikopterëve civilë.

Këto helikopterë do t’i blihen grupit francez “Airbus” për 555 milionë euro.

Marrëveshja midis Francës dhe Ukrainës është nënshkruar në Kiev, në praninë e kryeministrit ukrainas Volodymyr Groissman dhe ambasadores franceze Isabelle Dumont.

“Kjo kontratë do të mundësojë përdorimin e 55 helikopterëve, për të garantuar sigurinë e qytetarëve tanë”, theksoi Groissmann gjatë ceremonisë së nënshkrimit.

Në të parashikohet konkretisht blerja e 24 helikopterëve H125, 10 avionëve H145 dhe 21 helikopterëve H225, të cilët do të përdoren për mbikëqyrjen e kufijve dhe situatave urgjente.

Marrëveshja në fjalë është konsideruar si marrëveshja më e rëndësishme e arritur midis këtyre dy vendeve.

s.a/dita

Share This Article
1 Comment
  • E shikoni se cfare ben politika e qelbur, me gjasme Franca e vendet e BE jane me Ukrainen dhe kunder Rusise, po u shesin helikoptere me miliona euro, po ja u fusin sa krahu i perthyer dysh.
    Ne foto duket qarte qe eshte helikopter ushtarak e jo civil, te cilet Ukrahina i prodhon vete dhe nuk ka asnje nevoj te importoje.
    Kjo eshte nje nga bythelepirjet me te medha qe ben Ukraina duke paguar nga parate e taksapaguesve te saj 555 milion euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *