Ukraina ka edhe një President të vetëshpallur, prokuroria e heton

Saimir Lleshi

Ukraina zhvilloi sot zgjedhjet presidenciale vitin e shkuar, duke shpallur edhe fituesin, por një shtetas është vetëshpallur President pa u votuar më parë.

Rasti është regjistruar në qytetin lindor Harkov, ku shtetasi Anatoliu Vizyr është vetëshpallur si President i Ukrainës Juglindore.

Zyra rajonale e prokurorisë në këtë qytet ka njoftuar sot se në gjykatë është dërguar aktakuza me 14 pika për separatizëm dhe terrorizëm, kundër Vizyr.

Ky person, për të cilin konsiderohet se ishte pjesë e kryengritësve prorusë në lindje të Ukrainës, në prill të vitit 2014 e ka shpallur veten president të shtetit hipotetik të Ukrainës, që përbëhet nga rajonet Luhansk, Donjeck, Harkov, Mykolajiv dhe Kherson. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *