Qeveria e Ukrainës i ka bërë thirrje Organizatës së Kombeve të Bashkuara që të marrin në konsideratë rishikimin e statusit të Rusisë si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit.
Ministri i Jashtëm, Dmytro Kuleba shprehet se ndërhyrja ushtarake vë në pikëpyetje legjitimitetin e Rusisë në këtë këshill.
Gjatë një fjalimi televiziv, Kuleba kërkoi rishikim ligjor të plotë dhe të paanshëm për pozicionin e përhershëm të Moskës.
“Kemi besim se kur analiza të përfundojë, do të jetë e dukshme se prezenca e Rusisë në Këshillin e Sigurimit në OKB është e paligjshme”, tha Kuleba.
“Çdo gjë varet tek vendosmëria e ekipit ligjor që heton këtë çështje në OKB”, shtoi ministri.
Rusia është një nga pesë anëtaret e përhershme të Këshillit të Sigurimit në OKB bashkë me SHBA, Mbretërinë e Bashkuar, Francën dhe Kinën.
Ky pozicion u lejon këtyre vendeve që të vendosin veton, që do të thotë se këshilli e ka të pamundur të miratojë rezolutë nëse një vend voton kundër.
o.j/dita

Ukrahinasit,te mos shqetesohen fare,se ne Keshillin e Sigurimit,tani eshte edhe Edi Rama,qe ja ben Rusise,tete me dy. Apo nuk ka mik te ngushte edhe Vucicin,qe dh…et gjak prej Putinit,por mbrohen per Ballkanit te Hapur…ama…
Dje Ukraina u be Kandida\te me te drejta te plota per Antaresim ne BE.
Nje vend qe qeveritaret shqiptare e kerkojne prej 30 vjetesh.
Edvin Rama e pretendon prej 9 vjetesh.
NUK E PRANOJNE.
Ukraina pardje beri kerkesen,,Dje u pranua.
Pse?
Sepse Bota mbron Atdhetaret ne radhe te pare.Mbron qeveritaret qe mbrojne Atdheun e vet.
Pranon qeveritaret qe nuk shesin vendi e vet.
Cmon Qeverite ,qe nuk vjedhin Popullin e vet.
Edvin Rama i ka te tria keto te keqia.
Ndac te veshi atlete ,ndac te veswhi sandale,ndac me Brekushe,ndac pa breke,Perendimi nuk e pranon nje tradhtar qe shet Detin e Atdheut te vet,qe vjedh me shifra Astronomike popullin e vet te varfer e te duruar,qe ka marre arratine.
Atje tek Open Serbiju ne Beograd,po.Atje e pranojne edhe keshtu sic eshte dhe ja cmojne semundjen e gjigandizmit jo me florij,por me diamant.