Ukraina, marrëveshje me Putin për armëpushim

Bledar Lumani

Zyra e presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenko, ka njoftuar sot se Poroshenko dhe presidenti rus, Vladimir Putin, kanë arritur marrëveshje për “armëpushim të vazhdueshëm” në pjesëën lindore të Ukrainës.

Në njoftim theksohet se marrëveshja është arritur gjatë bisedës telefonike të Poroshenkos me Putinin.

“Rezultat i bisedimeve ishte marrëveshja për armëpushim të përhershëm në Donbas”, thotë njoftimi.

Kjo deklaratë është publikuar  pak kohë pasi Dmitry Peskov, zëdhënës i Putinit, u tha agjencive ruse të lajmeve, se Putin dhe Poroshenko kanë diskutuar për krizën në Ukrainë me telefon dhe se pikëmapmjet e tyre “ishin përputhuar në një shkallë substanciale”.

Por, në këto raporte të agjencive ruse nuk është përmendur armëpushimi.

Më pas, edhe Ukraina korrigjoi deklaratën.

Ajo tha se ka rënë dakord për nisjen e një procesi bashkëpunimi./b.l

Share This Article
1 Comment
  • Duket i cuditshem dhe shpesh qesharak qendrimi brenda shqiperise lidhur me kete konflikt – te thuash se ndodh ne nje kontinent tjeter shume larg prej shqiperise. E shikon kete tek komentet e lexuesve (shpesh pa sens dhe te vendosura ne pozicione idiote pro apo kundra) sa edhe mungesa e analizave apo debateve/shkrimeve ne media.
    Them kete pasi ky konflikt ndodh shume prane shqiperise dhe me teper tashme qe shqiperia anetare e NATOS, do te thote qe cdo vendim apo veprim i NATOs dhe aleateve tane do te kete pasoja te drejtperderejta ne jeten e vendit – pra te secilit prej nesh. Plani (i drejte) i NATOs per te pasur 4000 trupa speciale te NATOs qe mund te nderhyjne ne menyre urgjente ne nje zone/vend te NATOs ne konflikt te mundshem nga agressioni rus nenkupton qe trupat shqiptare do te jene pjese e kesaj njesie speciale. Do te thote gjithashtu qe duhet te pergatitemi qe 2% e Buxhetit te varfer shqiptar te shkoje per Ushtrine, armatimin modern dhe trajnimin e ushtareve tane sipas kerkesave dhe strategjive te NATOs. Keto jane detyrimet tona minimale ne NATO dhe padyshim duhet te ndihemi mire qe jemi pjese e saj. Por kjo do te kete kosto direkte dhe indirekte ne ekonomine e vendit – jane te gjitha pyetje te rendesishme qe i duhen bere qeverise shqiptare dhe opozites qe ka zgjedhur vete-izolimin.
    Sipas meje konflikti ne UKraine tregon qarte sesa naive ka qene politka kryesisht Gjermane/europinae per ta zbutur Ariun e eger Rus – pra nepermjet nxitjes se “demokracise se lehte” e toleruar ne fakt mungesen e demokracise ne kete vend agresiv e me potencial te jashtezakonshem armesh nukleare. Sa naive ka qene perpjkeja kryesisht gjermane (edhe pse e kuptueshme dhe ndoshta e vetmja rruge e ngelur) e nxitjes se ndervaresise ekonomike me Rusine duke rritur ne menyre eksponenciale si marreveshjet ekonomike dhe investiemt e huaja ne kete vend (duke sjellur keshtu ne sensin pozitiv edhe rritjen te mireqenies ne Rusi) por gjithashtu edhe varesine Europiane energjitike ndaj gazit rus.

    Politika agressive e Putinit duket ne fakt qe eshte e destinaur te deshtoje – vecanerisht nese Europa regon ne uniet e lidership moral, strategjik, ushtarak e financiar naj ketij fqinji te dhunshem. Marredheniet e Europes (dhe me gjere) me Rusine duken tashme “njehere e pergjithmone” te thyera/demtuara rende (derisa Rusia te krijoje dhe te bindi boten me Anti-Putinin e saj) dhe Rusia nuk mund te pranohet e besohet si partner i mundhsem. Gjithe hapat e USA/Europes do te tashme per te theksuar fort pikerisht kete binjde dhe se ne fund te kesaj aventure idiote te Putinit Rusia do te dale shume here me e dobet financiarisht, ushtarakisht dhe besoj e diskretituar boterisht. Rreziku padyshim eshte reagimi cmendurak i Putin dhe idioteve te tjere paranojake qe mund te vijne pas tij (nese populli rus do te lejoje nje gje te tille). Por per momentin Putin i ka hyre nje konflikit qe do e coje Rusine drejt izolimit maksimal ne arenen nderkombetare, me nje lufte te sterzgjatur mes dy popujve sllave qe Ukrainasit nuk mundet dhe s’ka sesi ta humbasin pasi luftojne per te mbrojtur integritetin teritorial te vendit te tyre. Ruset besojne e mbajne mend mire luften e tyre ne Afganistan. Ukraina sot eshte ne mbrojtje edhe te gjithe Evropes dhe principeve me te larta per liri dhe ate te perballjes se nje vendi me ushtri modeste ndaj nje ushtrie pushtuese me kapacitete shume here me te medha -nese udheheqesit dhe populli Ukrainas cedon sot atehere Putin dhe platforma e tij agresive do te perfaqesojne nje rrezik te vazhdueshem e potencial per cdo vend te rajonit dhe me gjere.
    Eshte e vertete qe resti i botes nuk mundet sot per sot ta ndihmojne ne menyre direkte Ukrainen – kjo eshte situata e balancave delikate diplomatike te vendosura pas luftes se ftohte. Qendresa e popullit Ukrainas eshte tashme shpresa e gjithe kontinentit tone
    Por Rusia tashme e ka kaluar kufirin e prishjes se kesaj balance – megjithese jo ne menyre zyrtare (pra duke mashtruar ne menyren me te trashe e te pagdhendur qe mund te imagjnohet). Javet dhe muajt ne vazhdim do te jene muaj te veshtire dhe lufte nervash, se kush do te cedoje me pare. Putini disa here ka dhene shenja se nuk eshte i pergatitur per te nisur nje lfute te trete boterore dhe thjesht po perpqiet te marre c’te mund, duke testuar keshtu edhe nivelin e durimit, vendosmerise dhe unitetin e aleateve tane nderkombetare. Ne fund Rusia do te gjeje vete te rrethuar me popuj ish sovjetik dhe sllav/ukrainas qe do te jene ne shekuj hostil ndaj Rusise. Dhe Krimeja do te ngelet si nje dhurate e vjedhur dhe nje pushtim qe do ti kushtoje shume banoreve te ketij gadishulli dhe popullit sovjetik. Justifikim sovjetik do te jete gjoja “precedenti” kosovar megjithese s’ka agje e perbashket me te dhe Krimeja nuk mund te pranohet e njihet kurre nga komuniteti nderkombetar
    Te pakten le te shpresojme qe te behet keshtu pasi e kudnerta do te ishte nje katastrofe e paimagjinueshme per gjithe ruzullin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *