Rusia ka “acaruar” sërish konfliktin me Ukrainën, duke i ndërprerë shitjen e gazit, ndërsa ka ende të pa zgjidhur konfliktin me Turqinë.
Nga ana tjetër, Kievi zyrtar u kundërpërgjigj duke ndaluar fluturimet ajrore ruse mbi territorin e saj.
Kryeministri pro-perëndimor ukrainas Arseniy Yatsenyuk në një takim të kabinetit sot tha se qeveria vendosi të ndalojë të gjitha fluturimet ruse në hapësirën ajrore të Ukrainës”, si një çështje e sigurisë kombëtare dhe si përgjigje ndaj veprimeve agresive të Rusisë.”
Muajin e kaluar, Ukraina ndaloi të gjitha linjat ajrore ruse të fluturonin në Ukrainë, por aeroplanët rusë lejoheshin të përdornin hapësirën e saj ajrore. /Dita/
