Ukraina në alarm, dhjetëra të vdekur nga gripi i derrit

Saimir Lleshi

Të paktën 50 persona kanë gjetur vdekjen nga gripi H1N1, i quajtur ndryshe si gripi i derrave.

Ministri i Shëndetësisë, Alexander Kvitashvili, ka kërkuar nga njerëzit që të mos bëjnë panik, duke thënë se “nuk e kemi tejkaluar pragun e epidemisë” dhe se “çdo vit, janari është kulmi i sezonit të gripit”.

Ai deklaroi se shumë njerëz nuk kanë kërkuar ndihmën mjekësore në kohën e duhur dhe për pasojë kanë humbur jetën.

“Njerëzit me temperaturë të lartë duhet të konsultojnë mjekun menjëherë dhe të mos bëjnë përpjekje që të vetë mjekohen”, ka porositur ministri Kvitashvili.

Zonat e goditura më së shumti nga virusi i këtij gripi janë: Kievi, Kharkivi, Vinicia dhe Odesa.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, vetëm 0.3 për qind e popullsisë së Ukrainës merr vaksina kundër gripit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *