NATO i ka garantuar Ukrainës statusin e “shtetit aspirant” për anëtarësim të mundshëm në aleancën ushtarake perëndimore të 29 shteteve. Gjeorgjia, Maqedonia dhe Bosnje-Hercegovina kanë po të njëjtin status.
“Dyert e NATO-s janë të hapura për çdo shtet europian, që merr përsipër përkushtimin dhe detyrimet e anëtarësimit dhe kontribuon në sigurinë e zonës euroatlantike”, ka njoftuar aleanca.
“Aktualisht, 4 shtete partnere kanë deklaruar aspiratat e tyre për anëtarësim në NATO: Bosnje-Hercegovina, Gjeorgjia, Maqedonia dhe Ukraina”, thuhet në deklaratë.
Këto shtete kanë treguar edhe zyrtarisht interesin e tyre për anëtarësim në NATO, ndaj janë ftuar për të bashkëpunuar në përshpejtimin e dialogut me aleancën lidhur me reformat e duhura, në mënyrë që të jenë pjesë e NATO-s.
Hapi i ardhshëm për anëtarësimin eventual përfshin pjesëmarrjen në “Planin e Veprimit për Anëtarësim” (MAP), i cili thekson detyrimet dhe përkushtimin për anëtarësim në të ardhmen.
Parlamenti ukrainas ka miratuar vitin e kaluar një ligj, përmes të cilit integrimi në NATO konsiderohet prioritet për politikën e jashtme të vendit.
Aktualisht, Ukraina është e përfshirë në luftë me separatistët prorusë në lindje të vendit. Nga luftimet mes forcave të Kievit dhe separatistëve kanë humbur jetën më shumë se 10 mijë e 300 persona nga prilli i vitit 2014.
Afrimi i Ukrainës me NATO-n padyshim do të zemërojë Moskën, e cila nuk e sheh me sy të mirë zgjerimin e Aleancës së Atlantikut Verior deri në kufijtë e saj.
o.j/dita

Ukaina s’eshte pjes e NATO-s
dhe ka marr armatimin e nevojshme amerikan
per tumbrojtur kunder Rusis.
Shqiperia eshte prej disa vitesh pjes e NATO-s
dhe i kan marre edhe gezhojat e fundit qe kishte ne Depot e saja dhe shumicen e ushtareve ze Forcave te Armatosura e shperndare kudo ku i do NATO neper Bote !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Kryeministeri Shqiptare i shkreti eshte aq i zene ,
me programet e mengjezit dhe bashkbisedimet ne fb
me qytetaret shqiptare dhe gallaten parrlamentare ,
e s’ka kohe te lire te mendoj per Armatosjen e Shqiperise .Kemi nji Ministre nji Femer mjaft korrekte ,simpatike e sexi ,por c’mundet te bej nji Femer e vetme ,mes nji ushtrie te tere meshkujsh ?!
E si mund te atmatoset shqiperia kur keta politikane qe kemi po na dalin spiuna?! Me ne krye Kryeministrin e tere te tjeret qe vetem kunder Shqiperis po veprjone po ashtu! Te hiqen keta dhe te vine edhe disa te tjere kompetent si ajo ministria femer, pastaj e shofim!