Ukraina thotë se sulmet e djeshme nga elementë pro-rusë në pjesën lindore të vendit janë një “akt agresioni të jashtëm ekstrem” nga Rusia dhe thotë se zyrtarët e sigurisë po përgatiten të vënë në zbatim “një plan veprimi në përgjigje të situatës”.
Komentet e forta nga Ministri i Brendshëm Arsen Avakov u publikuan në llogarinë e tij në Facebook dje, pak pasi ekstremistë të armatosur me armë ruse morën nën kontroll zyrat e policisë në qytetet Donetsk dhe Kramatorsk, kryesisht me popullsi ruse.
Dëshmitarët, përfshirë gazetarë perëndimorë, thonë se zyrat në Kramatorsk u uzurpuan pas një beteje me armë zjarri, por nuk ka pasur njoftime për dëme në njerëz.
Uzurpimi i zyrave të policisë në Donetsk detyroi shefin e policisë të japë dorëheqjen.
Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Rusisë të ndalë të gjitha përpjekjet për destabilizimin e Ukrainës. / Zeri i Amerikes
