Ukraina zbulon planin rus: Pushtimi i gjithë vendit për dy javë. Në veri, trupat janë amatore

Ornela

Rusia është brenda planit që ka hartuar vetë për marrjen e Ukrainës, sipas disa dokumentave dhe plan-luftimit, që Ministria e Mbrojtjes ukrainase pretendon se ka sekuestruar nga pala ruse.

Sipas këtyre dokumenteve të publikuara nga Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës, plani rus për të pushtuar Ukrainën ka një afat dyjavor.

Në plan thuhet gjithashtu se ofensiva do të përqendrohej nga jugu, pra nga Krimea, ndërsa në frontin verior, trupat do të hynin në territorin e Ukrainës, por nuk do të avanconin dhe sulmonin Kievin. Qëllimi është, sipas këtij plani, që trupat në këtë front të qëndrojnë si kërcënim dhe të fragmentojnë ushtrinë ukrainase në disa fronte.

Sipas ekspertëve, kjo strategji mund të shpjegojë edhe faktin që nga veriu trupat ruse janë më pak të përgatitura dhe një pjesë e madhe e tyre janë rekrutë, ndërsa në jug, ku janë të angazhuara forcat profesioniste të ushtrisë avancimi ka qenë më i shpejtë dhe me më pak kosto.

Por, ekspertët nuk shpjegojnë dot faktin që sipas planit të pushtimit të zbuluar në këto dokumente, pse ushtria ruse në veri sulmoi Kievin, në një kohë që ka si rol thjesht kërcënues në këtë plan.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *