Me shumicë votash Parlamenti ukrainas ka vendosur dënime më të ashpra për krimet e separatazimit. Dënimi që parashikohet për këtë vepër penale shkon deri në pesë vjet. Ndërkohë që salla e parlamentit është përfshirë nga një sherr masiv mes komunistëve dhe deputetëve të djathtë. Në favor të këtyre amendamenteve kanë votuar 231 deputetë, pesë më shumë të kuorumit të kërkuar. Gjatë seancës së parlamentit pas fjalës së marrë nga lideri komunist, Petro Simonenko, i cili ka akuzuar nacionalistët dhe të djathtët si përgjegjës të krizës në vend, në sallë situata ka degjeneruar në përplasje fizike mes deputetëve. Disa deputetë të ekstremit të djathtë kanë sulmuar kolegët e tyre komunistë me grushte dhe të shtyra, duke bërë që e gjithë salla të përfshihej në një sherr masiv. Norma e sapoaprovuar vendos nga 3 deri në 5 vket burg për atë që përpiqet të vërë në rrezik unitetitn e vendit. Dënim që arrin në 10 vjet nëse personi është një autoritet publik.
