Një gazetar rus është vrarë në Kiev, në kryeqytetin e Ukrainës. Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Brendshme e Ukrainës. Disa media ukrainase njoftuan se viktima është gazetari Arkady Babchenko.
“Incidenti ndodhi në rrugën “Nikolsko-Slobodskaya” në zonën Dnieper të kryeqytetit. Autoritetet u telefonuan nga mjekët. Një grua i kishte njoftuar se kishte gjetur burrin e saj të mbuluar në gjak në një apartament. Viktima humbi jetën nga plagët që i ishin shkaktuar në shpinë“, deklaroi Ministria e Brendshme e Ukrainës.
Policia është duke hetuar për të zbardhur këtë ngjarje të rëndë dhe për të identifikuar autorët e vrasjes.
o.j/dita

Per te gjithe ju baserade te Putinit ne PD-LSI. Ky eshte shkrimi i Babchenkos qe nervozoi Putinin.
https://www.theguardian.com/world/2017/feb/24/unpatriotic-post-facebook-finally-flee-russia