Nga dhuna në Sllovjansk të Ukrainës përgjaken rrugët

anazapta

Në qytetin Sllovjansk, ka pasur përplasje mes aktivistëve prorusë dhe forcave policore të Ukrainës. Ministria e Brendshme e Ukrainës thotë se ka “të vrarë dhe të plagosur nga të dy palët” në operacionin “anti-terror” në qytetin lindor, Sllovjansk.

Ministri i Brendshëm i përkohshëm i Ukrainës, Arsen Avakov, ka shkruar në faqen e tij në Facebook, se të dielën një oficer i forcave të sigurisë së Ukrainës është vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur, në luftimet e armatosura me aktivistët pro-rusë.

Ai ka thënë se ka “numër të paidentifikuar” të viktimave në anën e separatistëve.

Avakov ka theksuar se afro një mijë vetë po i mbështesin separatistët, të cilët kanë filluar t’i përdorin civilët si “mburojë e gjallë”. Sipas tij, forcat e sigurisë po “rigrupohen”, por nuk ka dhënë më tepër detaje.

Sllovjansk është njëri nga qytetet në pjesën lindore të Ukrainës, ku të shtunën aktivistët e armatosur pro-rusë e kanë marrë kontrollin ndaj stacioneve të policisë.

Mediat kanë raportuar se të shtënat me armë kishin shpërthyer kur forcat e sigurisë iu afruan një pengese rrugore të ngritur nga separatistët.

Pavel Petrov, i paraqitur si komandant i forcave separatiste pro-ruse, duke folur në televizionin rus, Rossia 24, lidhur me situatën e krijuar në qytetin Sllovjansk, pos tjerash ka tha:

“Sipas informatave të fundit, 150 njerëz, të veshur me uniforma të forcave speciale të Ministrisë së brendshme të Ukrainës, kanë lëvizur këmbë kah qyteti Sllovjansk. Aty janë edhe 5 e deri në 7 makina të blinduara, që lëvizin në drejtim të njëjtë. Ne do t’i ndalim ata pavarësisht se çfarë çmimi do të paguajmë dhe nuk do t’i lejojmë që të hyjnë brenda në qytet”.

 

Share This Article
2 Comments
  • gjithe kjo pacavure eshte fale perendimit. bene cmos qe qeveria legjitime te rezohej me grusht shteti dhe tani fundi nuk dihet, njesoj si ne siri ,irak, afganistan,libi etj. kjo eshte demokracia qe predikohet dhe implementohet nga perendimi= diktature.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *