Ujësjellës Kanalizime Tiranë njofton për një avari në rrjetin e shpërndarjes së ujit të pijshëm. Sipas UKT-së shkak për avarinë janë bërë punimet në Unazën e Madhe.
Për pasojë, avaria ka prekur tubacionin që kalon pranë Komunës së Parisit duke sjellë mungesë të ujit të pijshëm për banorët në rrugën ‘Irfan Tomini’ dhe një pjesë të Selitës.
