UKT: Qytetarë, tregohuni më të përmbajtur me konsumin e ujit

anazapta

Ujësjellës Kanalizime Tiranë ka njoftuar se në orët e para të mëngjesit situata e furnizimit me ujë është normalizuar.

Pas një dite me probleme në furnizimin me ujë, ndërmarrja e ujësjellësit ka sqaruar se situata është krijuar për shkak të mungesës së energjisë elektrike në Qafë Mollë dhe se pjesa më e madhe e Tiranës furnizohet normalisht me ujë.

Sipas UKT­së, kufizime me furnizimin e ujit ka për shkak të rënies së presionit në pikat fundore që janë zona e Komunës së Parisit si dhe Sauku i sipërm që lidhet me rënien e prurjeve nga Selita si dhe pjesërisht në zonën e Liqenit të Thatë dhe në Kombinat.

“I bëj thirrje qytetarë ve që të tregohen më të përmbajtur në konsumimin e ujit”, tha UKT.

Share This Article
1 Comment
  • PERSE MORE GRABITESA, MOS PO JUA PAGUANI JU GJE FATUREN.

    DERISA E PAGUAJ KAM TE DREJTE TA PERDOR SIPAS KONTRATES, SA TE DUA VETE.

    NUK DO TE MUNDI JU TE ZBATONI KONTRATEN E FURNIZIMIT ME KLIENTET, PERDERISA 2,000 VENDE PUNE I KENI PER MILITANTET PARTIAK DHE LIDHJET E JASHTELIGJSHME I “TREGETONI” PER VOTA.

    ME KETO PARA DUHET TE INVESTONI NE RRITJEN E KAPACITETI TE RRJETIT, DHE JO TE “SHPERNDANI” SHPERBLIME PARTIAKE SIPAS URDHERIT TE LULIT APO EDIT.

    KRIMINELAT E PARLAMENTIT SHQIPETAR DUHET TE SHKOJNE KU E KANE VENDIN E TYRE, PRAPA HEKURAVE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *