Normalizohet situata e furnizimit me ujë në Tiranë.
Ujësjellës-kanalizimet kanë bërë të ditur se në orët e vona të ditës së sotme është normalizuar situata në furnizimin me ujë në kryeqytet.
Burime të UKT-së thanë se është punuar për pastrimin nga inertet të impiantit të Bovillës, ndërsa baseni është kthyer në normalitet.
“Po furnizohet me ujë i gjithë rrjeti i shpërndarjes në kryeqytet”, thanë burimet zyrtare të UKT-së.
