UL S(H)ALA, UL !

redaktor

“Bëje gënjeshtrën sa më të madhe, tregoje thjeshtë, përsërite disa herë dhe do të shihni se do ua besojnë” – Adolf Hitler

Prej shumë kohësh është thënë se gënjeshtrat më të mëdha tregohen para zgjedhjeve, gjatë luftës dhe mbas gjuetisë. Lidhur me këtë të fundit, me gjuetinë, prej njëqind vjetësh, në Shqipërinë e Veriut qarkullon një gojëdhënë e tillë: Dy burra të Shalës (zonë e Dukagjinit) sapo u kthyen nga gjuetia, i thirrën në një Kuvend burrash të të gjithë zonës. Para se të niste kuvendi, dikush i pyeti nëse kishin vrarë gjë. Njëri prej tyre tha se kishin vrarë një lepur sa një gomar. Njëri nga të pranishmit, që iu duk gënjeshtra shumë e madhe, ndërhyri duke thënë: Ul Shala, ul!

Gjuetari e pa veten ngushtë dhe tha se, ndoshta lepuri s’ishte sa një gomar, por sa një dash ishte vërtetë. Atëherë, një i pranishëm tjetër që s’i duronte gënjeshtrat, ia përsëriti kërkesën e parë, duke i thënë: Ul Shala, ul! Po mirë,- tha gjuetari,- ma lini të paktën sa një qengj. Jo, jo,- thirri një kuvendar tjetër,- jo sa një qengj, por sa një lepur. Po, mirë pra, po e lë sa thoni ju,- pranoi gjuetari. Ishte radha të fliste i pari i kuvendit. Dhe ai i tha gjahtarit: Vetëm tani mund të rrish në kuvend me burrat!

Më kujtohet kjo histori sa herë ndjek fushatën elektorale në Shqipëri dhe pyes veten se si është e mundur që disa burra analfabetë, para një shekulli, e pranuan dikë në kuvend vetëm pasi tha të vërtetën, ndërsa ne e mbajmë “gjuetarin” tonë në krye të vendit prej kaq kohësh dhe, jo vetëm s’e detyrojmë të na thotë të vërtetën, por ia duartrokasim gënjeshtrat e përditshme, të përvitshme dhe të pafundme me shumë entuziazëm.

Të gjithë politikanët premtojnë më shumë se ç’mund të bëjnë, por Sali Berisha jo vetëm premton gënjeshtra, por gënjen për çdo gjë, gënjen gjithkund, gënjen edhe pa nevojë. Gënjeshtrat e tij janë jo vetëm të mëdha dhe jo vetëm për të ardhmen (që sot për sot nuk mund të verifikohen) por janë edhe për të shkuarën e afërt, lehtësisht të verifikueshme, moralisht të papranueshme dhe politikisht të dënueshme.

Vini re diskursin e tij politik dhe të disa ndihmësve të tij pa dinjitet: “Kemi ndërtue dhjetë mijë kilometra rrugë… kemi ndërtue 1300 shkolla, 400 spitale….kemi…kemi..”.

Të kesh ndërtuar dhjetë mijë kilometra rrugë do të thotë t’i biesh Shqipërisë (me rrugë) cep më cep, mbi tridhjetë herë. Të kesh ndërtuar 1300 shkolla do të thotë se ke ndërtuar një shkollë të re në çdo dy fshatra të Shqipërisë, ose mbi njëqind shkolla në çdo qark. Të kesh ndërtuar 400 spitale do të thotë se ke ndërtuar afro 35 spitale në çdo qark, apo mbi dhjetë spitale në çdo rreth.

Sikur gënjeshtrat e Sali Berishës të ishin realitete, atëherë në rrethin tim nuk do të kishte ndodhur që për 22 vjet të ndërtoheshin vetëm katër shkolla dhe asnjë spital. Sikur Sali Berisha të mos gënjente, nuk do të kishte ndodhur që fëmijët e fshatrave të Kukësit të shkonin në shkollat fillore të Kosovës dhe disa fëmijë të Konispolit të shkonin në shkollat e mesme të Greqisë, me mikrobusët e Greqisë. Nuk do të kishte ndodhur që një turiste e huaj të humbte jetën në Dukagjin për mungesë spitali dhe mjeku (që dikur kanë qenë funksionale). Kur na gënjen kaq shumë dhe kaq shpesh për të shkuarën, që mund të verifikohet, na i ka dhënë të gjitha mundësitë të marrim me mend se sa të mëdha janë gënjeshtrat e tij për të ardhmen.

Sikur Sali Berisha të mos gënjente për këto dhe për shumë të tjera, punët e Shqipërisë do të ishin ndryshe. Gënjeshtrat e tij për të shkuarën janë po aq të mëdha sa ato për të ardhmen, sa gënjeshtra e heqjes së vizave për të vajtur në Amerikë. Por, tashmë, faji nuk është i tij pse na gënjen. Faji është i yni pse na pëlqejnë gënjeshtrat, pse i duartrokasim gënjeshtrat dhe pse ndjekim nga pas gënjeshtarin.

Në mënyrë që Shqipëria të bëjë përpara (pa gënjeshtra) dhe që shqiptarët të jenë më dinjitozë në sjelljet e tyre dhe në marrëdhëniet e tyre me botën, ka ardhur koha (për të mos thënë se ka kaluar) që t’i thuhet Sali Berishës, në kor: UL SALA, UL!

Share This Article
10 Comments
  • Shkaku i vesit te te genjyerit eshte mungesa e edukates familjare te Saliut.
    I rritur ne nje ambjent ku genjeshtra trajtohej si vyrtyt ka bere qe edhe ne raportet me Lirine,Xenin apo Argiten genjeshtra te konsiderohet normale..ata te gjithe genjejne …
    Nuk e dija qe kisha baxhanak.!!!!
    Nuk e dija qe isha putane ….!
    Dhe keshtu vazhdojne te genjejne,vjedhin,vrasin dhe tallin trapin me shqiptaret!

  • Shkrim i thjeshte prandaj dhe i gjetur e i bukur. Cudia qendron tek disa analiste qe nuk i thone Saliut qe je nje genjeshtar i ulet por shtjellojne pse nuk mund te behet ajo qe Saliu premtoi se do ta bej.

  • Ndoshta Saliu duhet te korigjoje shenjestren dhe te thoje:kemi vjedhur pasurine e popullit te munduar shqiptar,me te cilat mund te ishin ndertuar 10 mije kilometra rruge.

  • Po ju tregoj nje ngjarje te vertete per Sali Ram Zehere Berishen. Kur ishte mjek Komunisti Sali, vajti per tu rruar te berberi pane spitalit. Berberi i shkrete pasi kishte zbutur furcen e rrojes ne uje te ngohte , po e rrotullonte rreth sapunit per te krijuar shkumen qe te rruante Komunistivn Sali. Ne pune e siper furca del nga sapuni pa vetedijen e berberit dhe siper xhamit te rrojes e perballe Saliut ishte portreti i sh. ENVER, qe pa dashje u sperkat me skumen qe do te rruhej komunisti Sali. Komunisti 24 karat ngrihet nga sotili i rrojes dhe kap berberin per krahu e shterngoji dhe e perndrydhi aq shume sa te shkretit berber iu thye krahu. Me pas shoku Sali Berisha beri denoncimin, ne organet e sigurimit te shtetit dhe berberi u arrestua u gjymtua ne dru dhe u burgos. Ky , ore popull Shqipetar eshte Sulltani Sali Bisha. 23 Qershori, dita e gjykimit popullor afroji.. z. moderator eshte ngjarje e vertete pyesni viktimen, berberin dhe denoncuesin e berberit SALI BERISHAS. BOTOJENI

    • asnjehere Sala nuk kishte nevoje per Enverin, mjek ne fund te fundit ishte dhe shume i zoti
      kete nuk mund ta vene kush ne diskutim. A e din zoteria sistemin kapilar? ne rruge, nese e din dhe mashtron kjo wshte e pafalshme.Ç’te shtyn te mashtrosh o Vitor Malaj.

  • tradita jam dakort me ty qe sala ishte doktor i mir ne profesionin si kardiolog por eshte larg te qenurit si specie njerezore Mjeku duhet te jet human sala eshte sharlatan shqipera pas viteve 20 eshte drejtuar nga tre diktator po te besh nje biografi te tyre saliu eshte njeriu me i lig per kombin ton pse e them kete pasi dy te paret ahmet zogu dhe enver hoxha ben dicka te mir per shqiperin ky doktori yt ka ber hapa mbas eshte e dyshimt uzurpimi i partis demokratike nga zoteriae tij duke shuar endren e levizjes se dhjetorit per nje demokraci funksionale dhe per nje jet me te begatshme per shqiptaret dhe per nje integrim ne europ ndersa ky doktori yt ka 22 vjet qe na largon nga europa ne sikronizim me alkolistin dhe drogaxhiun fatos nano tradita me fal qe te permend emrin po ky qelbesir nen kupto salin i deklaruar si nje antishqiptar dhe nje sherbetor i zellshem i U D B ka punuar kunder interesavete kombit te tij dhe jeni ju qe i besoni dhe e votoni kete vemie te ndyr me thoni kur ky vemie ka bere zgjedhie te lira dhe demokratike Demin qe i ka ber kombit duhen dekada te riparohen plackitia e cdo gjeje dhe shitiae pa skrupullt e pasuris kombetare vrasjeve mafioze nga ky regjim duke filluar me azem hajdarin remzi hoxhen dhe kosta trebicken flasin hapur per kriminelin berisha nje drejtesi e kontrolluar dhe marionet ne duart e ketij shteti vrastar nuk mbarojn demet e ketij doktori human

  • Ky Sala yne jo vetem qe genjen gjithe diten me diell dhe naten me hene,por ky i hiperbolizon aq shume genjeshtrat sa qe shqiptaret i marrin per te verteta. Duhet theksuar, jo te gjithe shqiptaret. Edhe vete Sales i duket se te gjithe e besojne dhe ne çdo dite e shton dozen e genjeshtrave si dozen e ilaçeve .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *