Kandidati i PD-së në Shkodër, Gjokë Uldedaj, ia vë fajin për humbjen Jozefina Topallit. “Mendoje që nuk janë votuesit e Shkodrës që duhen gjykuar për këtë humbje, por duhet gjykuar dhe analizuar puna e dobët e lidershipit të forcës sonë politike në këtë qark. Do të ishte gjëja më e mirë që të pranojmë gabimet tona, gabime të lidhura me mosorganizimin dhe mosfunksionimin e strukturave të PD, gabime të lidhura nga shkëputja e thelle jo vetëm me bazën e PD, por edhe me faktorët e PD në vite. Ne duhet të qartësojmë gabimet që janë bërë në mënyrë të vazhdueshme, veçanërisht ato që janë të lidhura me politikat klienteliste, me politikat e monopolit të shfrytëzimit të posteve partiake dhe politike për interesa personale, duke lënë jashtë vlerësimit shumë e shumë figura me kontribute dhe reputacion në këtë qark. Shkodra ka forca të jashtëzakonshme, ka potenciale dhe figura të spikatura që ta rikuperojë shumë shpejt këtë humbje, por nuk mendoj që këtë mund ta bëjnë ata që e krijuan këtë humbje besimi”, shkruan ai.

“Bisha e zeze” ose “pantera e zeze” nxiu jo vetem Shkoder-locen, por te gjithe Shqiperine, Z. Uldedaj. Nje grua e burreruar si ajo ka harruar se eshte ne rradhe te pare femer. N. Dokle i ka thene se “nuk thua kot drejtoj 140 burra, sepse aty fut edhe vetvete.
Une habitem per nje gje ka burre dhe familje kjo lloj kafshe leshtore.