Ulen çmimet e barnave

Dita

Viti 2015 nis me një lajm te mire për shqiptaret, pasi çmimi i barnave pritet të ulet me 25-30%. Janë 14 medikamentet e para, çmimi i të cilave do të zbresë në pjesën e parë të këtij muaji, një ulje që fillon nga 33% dhe shkon deri në 65% krahasuar me vitin 2013, raporton Vizion Plus. Në këtë liste përfshihen dy barna që luftojnë sëmundjet kardiovaskulare, që janë më problematike për shoqërinë: çmimi i tyre ulet nga 33-36%. Barnat për sëmundjet tumorale do të jenë 55% më të lira. Akoma më shumë do të jenë përfitimet nga disa antibiotikë, për te cilët ulja është 61%. Një lajm i mirë edhe për ata që vuajnë nga talasemia, ku ulja e çmimit arrin në 65%. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, falë kësaj skeme do të ketë më shumë barna në spital, më shumë ilaçe me rimbursim dhe medikamente  që qytetarët i blejnë mesatarisht 30% më lirë. Këto masa janë pjesë e strategjisë së Ministrisë së Shëndetësisë për të bërë  të mundur që shërbimet e kujdesit shëndetësor të kushtojnë më pak pasi në 1 prillin e vitit të kaluar hyri në fuqi heqja e TVSH-së mbi barna. Po gjatë vitit të kaluar, lista e barnave të rimbursueshme u zgjerua me 55 të reja.

 

Share This Article
4 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *