Kriza e vendeve fqinjë, Itali e Greqia, ku jetojnë pjesa më e madhe e emigrantëve kaulur pritshmëritë për rritjen tradicionale të kursimeve në muajin gusht.
Gushti, përveç temperaturave të larta, shënon për bankat një periudhë “gjahu” për të thithur kursimet e shqiptarëve, veçanërisht emigrantëve që rikthehen në atdhe për të kaluar pushimet. Jo pa qëllim, në këtë periudhë, bankat nisin fushatat publicitare ku reklamojnë ofertat më të fundit. Disa prej tyre e kanë nisur tashmë “garën”. Megjithatë bie në sy numri i pakët i ofertave dhe reklamave të bankave në raport me vitet e kaluara. Teksa kanë frenuar ndjeshëm huadhënien, një nga alternativat më fitimprurëse të investimit të depozitave, bankat janë të stepura në tërheqjen e sa më shumë kursimeve nga individët.
Me bazë vjetore (qershor 2013-qershor 2012), kursimet në ekonomi janë rritur me 34 miliardë lekë, apo 3.8%. Një vit më parë, ndryshimet përkatëse ishin 85 miliardë lekë dhe 10%.
Teksa individët dhe bizneset kanë tërhequr kursimet në euro, pesha e depozitave në valutë ka rënë në 47% në fund të qershorit 2013, nga 48% në të njëjtën periudhë të një viti më parë./ Monitor

Kjo eshte sirena e pare e alarmit per Edi Ramen qe po ndjek me syte e banduara politiken e sygjeruar nga lartesia e tij Efendi bej i Beratit ENDRI FUGA.
Eshte vetem fillimi ne se (siç shkruajne gazetat ) programi i 300 diteve te qeverise se Edit do synoje ne rritjen e tatimeve mbi importet kjo do jete edhe pergjigja e pare, elehte, e heshtur, shkaterruese e “partise pa ze” te emigranteve.