Ulen interesat e bonove të thesarit

Elton Tafaruci

Në ankandet e zhvilluara në Bankën e Shqipërisë, për shitjen e bonove te thesarit  me afat 12 mujor dhe obligacioneve 2-vjeçare, interesat  shenuan renie, duke sjellë rekorde të reja.

Sipas BSH-se, bonot 12 mujore u emetuan me një interes mesatar të ponderuar prej 1.59%, nga 1.67% që kishte qenë interesi në ankandin e mëparshëm. Ndersa obligacionet 2-vjeçare u emetuan me një interes mesatar prej 1.9%, nga 2.3% që pati qenë interesi në ankandin e muajit të kaluar.

Në një vit, interesat e obligacioneve, janë ulur me 3.1 pikë përqindjeje. Në ankandet e sotme, shuma e shpallur për financim ishte 13.2 miliardë lekë, ndërsa oferta totale në ankande arriti në 20.75 miliardë lekë. Sipas eksperteve ulja e ndjeshme e borxhit publik që ka aplikuar qeveria, duke filluar nga Nëntori i vitit të kaluar, ka çliruar flukse të mëdha likuiditeti të lirë në tregun financiar./E.T

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *