Ulen kostot e prodhimit, inflacioni rënie drastike

anazapta

Inflacioni pësoi një tjetër rënie drastike në muajin nëntor dhe preku vlerën më të ulët të këtij viti. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, inflacioni vjetor ra në 1 për qind, nga 1.7 për qind që ishte në muajin tetor. Përcaktues në rënien e mëtejshme të inflacionit ishte ulja e çmimeve në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike”.  Inflacioni i këtij grupi në nëntor ra në 2.1 për qind, nga 3.5 për qind që ishte një muaj më parë. Në veçanti, nëngrupet “Bukë dhe drithëra”, “Fruta” dhe “Zarzavate, përfshi patate” pësuan rënie të ndjeshme të indeksit të çmimeve. Produktet ushqimore vazhdojnë të japin ndikimin kryesor në inflacion gjatë këitj viti.

Po kështu sipas INSTAT, indeksi i çmimeve të prodhimit në degën “Industri Përpunuese” shënoi ulje me 0,6 për qind. Brenda saj mund të përmendet ulja e çmimeve të prodhimit të produkteve në aktivitetet: “Industri ushqimore” me 0,8 për qind, “Industria tekstile dhe e veshjeve” me 0,4 për qind, “Fabrikimi i mobiljeve” me 2,1 përqind. Çmimet e prodhimit në aktivitetin “Rafinimi i naftës, koksifikimi”, “Industria kimike” shënuan rritje respektivisht me 0,2 përqind dhe 1,3 përqind. Indeksi i çmimeve të prodhimit për produktet vendase arriti 111,3 përqind duke shënuar një ulje me 0,3 përqind krahasuar me tremujorin e dytë 2013. Vlen të përmendet ulja e çmimeve në degën “Industri përpunuese” me 0,4 përqind.

Indeksi i çmimeve të eksportit (viti 2005 = 100) arriti 120.6 përqind duke shënuar një rritje me 0,5 përqind krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Këtu mund të përmendet rritja e çmimeve të produkteve në degën “ Industri përpunuese” me 1,3 përqind. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm indeksi i çmimeve të prodhimit shënoi rritje me 0,1 për qind. Referuar të njëjtës periudhë krahasimi çmimet e prodhimit në aktivitetin “Industri përpunuese” kanë shënuar rritje me 0,2 për qind.

Rritja e çmimeve të prodhimit vihet re në produktet e industrisë ushqimore me 0,4 për qind, produktet e rafi nimit të naftës me 0,3 përqind, produktet e fabrikimit të mobiljeve me 3,9 për qind. Megjithë uljet e njëpasnjëshme të normës bazë të interesit deri në minimumin historik 3.25 për qind, inflacioni vazhdon të ulet dhe është tashmë plot një pikë përqindje nën intervalin e poshtëm të objektivit të Bankës Qendrore. Në raportin e Politikës Monetare për tremujorin e tretë të këtij viti, Banka e Shqipërisë parashikon vazhdim të inflacionit të ulët edhe gjatë vitit të ardhshëm, në intervalin 0.4 për qind deri në 3.1 për qind.

 

Sistemi bankar edhe pse me probleme, është i sigurtë

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, dha dje një mesazh pozitiv rreth shëndetit dhe sigurisë së sistemit bankar në Shqipëri. Gjatë fjalës së tij në forumin “Për qeverisje të mirë në vendet në zhvillim”, Guvernatori siguroi se, pavarësisht efekteve të krizës, sistemi bankar shënon parametra mjaft të lartë të kapitalizimit dhe likuiditetit. Guvernatori Fullani theksoi edhe njëherë se është shumë e rëndësishme që politikat rregullatore dhe makroprudenciale të autoriteteve bankare europiane të marrin parasysh efektet në vendet jo anëtare të Bashkimit Europian. Banka e Shqipërisë vlerëson se mbikëqyrja bankare duhet të jetë e koordinuar dhe masat ndaj grupeve të mëdha bankare nuk duhet të dëmtojnë kreditimin në vendet e Europës Qendrore dhe Lindore, ku këto banka kanë filiale të tyre. Të dhënat e muajit Tetor treguan se sistemi bankar arriti të frenonte shkallën e kreidve me probleme dhe të ulte humbjet, ndonëse kreditimi vijon të jetë në vlera negative krahasuar me vitin e kaluar.

 

Share This Article
2 Comments
  • Mund te beni nje shkrim ekonomik ku te komentohen shifrat dhe te kuptohet analiza duke sqaruar per publikun dhe jo duke hedhur shifra kot qe nuk kuptohet as nga ata qe e shkruan

  • Kjo eshte nje teme qe publikut i intereson jashte mase per problemet ekonomike te gjithsejcilit.
    E drejte duhet trajtuare me gjate dhe me thjeshte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *