Janë përgjysmuar rastet me COVID në 24 orët e fundit në vend. 40 qytetarë kanë rezultuar pozitivë, ndërsa një person ka humbur jetën për shkak të COVID.
“Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka një humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Mallakastra 64 vjeç”.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1028 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 40 qytetarë, në këto bashki:
8 në Tiranë, 5 në Durrës, nga 4 qytetarë në Lushnje, Sarandë, nga 3 qytetarë në Mallakastër, Fier, Mirditë, nga 2 qytetarë në Patos, Vlorë, Gjirokastër, nga 1 qytetar në Berat, Delvinë, Tropojë, Kukës.
Janë 1307 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 44 pacientë, nga të cilët 6 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 263 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 267,460 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
“Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese, sipas rekomandimit të mjekut të familjes. Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”.
o.j/dita

Pse më ben te mendoj qe ky virus eshte i orkestruar dhe komanduar.? Se ketu kemi patur dten më te mire, pra nuk eshte hedhur gje ne kete pellg, ndersa diku më tutje ne Europe rastet vetem per sot arriten ne 126 mije. Edhe gripi i tmerrshem spanjoll u shua pas 18 muajsh ne Europe. Ndersa me kete virus bota ka hyre ne vitin e trete dhe nuk po shohim drite ne fund te tunelit.
Patjeter qe “infektimet” do ulen se po ngrihet nafta dhe ushqimet. Nuk mund ti mbajme te dyja te “ngritura”