Ulen taksat për shitjen e shtëpive

redaktor

Qytetarët dhe bizneset kanë afat të bëjnë rivlerësimin e shtëpive me tatim 2 për qind deri më 28 shkurt 2017. Taksa që do të paguhet, do të llogaritet nga diferenca e vlerës së rivlerësimit të apartamentit dhe vlerës së mëparshme, ku do të jetë 2 për qind e kësaj diference dhe për biznesin 3 për qind. Në rivlerësimin e apartamenteve në rast shitjeje do të përfshihen edhe shtëpitë e legalizuara, apartamentet që nuk kanë hipotekë, por vetëm kontratë sipërmarrjeje. Komisioni i Ekonomisë miratoi dje ligjin për rivlerësimin e pasurive, duke ulur tatimin e pronës nga 15% në 2%.

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, tha se ligji takson 2 për qind vetëm diferencën e rivlerësimit të shtëpive dhe jo më vlerën e shitjes. “Rivlerësimi nuk është i lidhur drejtpërsëdrejti me transaksionin, por i lidhur me transaksionin nesër në potencë për ta lehtësuar. Është një instrument lehtësues. Jam i bindur se do të jenë një masë e madhe qytetarësh që do të përfitojnë nga lehtësimi. Ka një mundësi shumë të madhe për atë pjesë që nuk arriti të bëjë rivlerësimin dhe janë 90 për qind. I japim mundësi një grupi shumë të madh qytetarësh. Rivlerësimi 2 për qind është mbi diferencën e rivlerësimit dhe jo mbi transaksionin. Transaksioni nesër vazhdon në normalitet të regjimit aktual”, tha Ahmetaj, shkruan Panorama. Ligji u mbështet nga opozita, por deputeti Ridvan Bode ngriti dyshimin se pas rivlerësimit, qeveria do të ndryshojë taksën e pasur ive, duke e kthyer atë sipas vlerës së tregut.

të shitur të mos paguajnë 15 për qind, por 2 për qind, qeveria e bën sepse ka ndërmend të vendosë një taksë ‘ad valorum’, mbi banesat. Pra, nga një taksë që e kemi për metër katror, sipas vendndodhjes, të kalojmë në një taksë që bazohet mbi vlerën e shtëpisë. Duket se këtu kemi të bëjmë me një kulaç dhe qeveria të ngrejë lart kërbaçin në momentin që sa ta kafshosh, do ta hash shumë më të fortë kërbaçin e qeverisë që do të vijë nga taksë mbi vlerën e shtëpive dhe kapitaleve”, u shpreh Bode. Deputeti Edmond Spaho u shpreh se ligji nuk do të sjellë efekte, ndërsa kërkoi ulje të tatimit mbi pasurinë e paluajtshme nga 15 për qind në 10 për qind. Deputeti Sherefedin Shehu i propozoi Komisionit që tatimi i pasurisë për rivlerësim të mos jetë 2 për qind, por 0,5 për qind. Propozimi i Shehut u kundërshtua nga ministri Ahmetaj.

“Logjika e 2 për qindëshit në këndvështrimin tim është goxha solide, jep insetivë goxha të madhe, por mban parasysh edhe raportin e pjesës tjetër”, tha Ahmetaj. Ndryshimet për përfshirjen në procesin e rivlerësimit edhe të shtëpive të legalizuara u bënë nga përfaqësuesi i Dhomës së Tregtisë, Arben Shkodra.

“Të përfshihen qytetarët, të cilët nuk kanë prona të hipotekuara, por i kanë me kontratë sipërmarrjeje. Flasim për një numër të madh pronash, që nuk janë hipotekuar akoma, mund të jenë në proces legalizimi dhe nuk ka ndodhur akoma legalizimi i tyre”, u shpreh Shkodra.

Share This Article
1 Comment
  • ulje te tatimit kur e ke danese ku banjos vertex, edhe ngritje te halte per ata que kane 2,3 4 e ma shume banesa ,me te cilat fitojne ne kurriz te popullit.Cdo shtet applikon kete metod: tax shtese per banest qe nuk jane rezidensa kryesore,edhe kjo do te beje qe bara e tatimit mos te hete vetem mui shumicen, e cila ka ma pak te ardhura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *