Uleni bishtin, grekë!

Ornela

Nga Bardhyl Hazizaj

Ngjarja e turpshëm që ndodhi në Bularat para disa ditësh nuk ishte e rastësishme. Ajo ishte pasojë dhe rrjedhojë logjike qene u kemi bërë shovinizmit dhe provokacioneve të vazhdueshme nga fqinji ynë jugor. Greqia edhe pse është anëtare e NATO dhe BE dhe nga viti 1941 mban Ligjin e Luftës me Shqipërinë dhe lejon legjionet Naziste te “Agmit te Arte” të demonstrojë forcë duke shkelur integritetin e vendit anëtar te NATO-s dhe BE si Shqipëria! Ofensiva greke kundër Shqipërisë është e njëllojtë me ofensivën në kohën kur u konfiguruan shtetet, para, gjatë dhe pas Luftës Parë e të Dytë botërore. Në këto kushte e rrethana parlamenti shqiptar a duhet të vendosi të mendojë dhe veprojë seriozisht?

Është faskt se në Parlamentin shqiptar ulen deputetë “Kal Troje” të tipit Dule e co. sa për numër, sepse ata nuk janë as të fjalës në Kuvend, as të besës para popullit e të huajve ,dhe as për të luajtur “gishtin. Politika shqiptare pas vitit 1991 ndoqi rrugën e nënshtrimit e të dyerve të shpartalluara! Kjo ka bërë që të rritet  rivaliteti i antishtetit me shtetin!

Greqia nuk zbaton asnjë dokument ndërkombëtar për minoritetet. Nuk ka hequr ligjin e Luftës të vendosur më 1941 kur Shqipëria ishte nën pushtuesin fashist. Sot edhe pse jemi anëtar te NATO-s dhe BE dërgon komando si më 1994 në Peshkëpi dhe më 8 Nëntor 2018 në Bularat. NATO, BE heshtin. Me Amendamentin Makariadhi më 1993 lejohet shpallja e shtetësisë sipas qejfit ku shqiptarët të paraqiten në zyrat civile e gjykata për të deklaruar shtetësinë greke.

Në vitin 2009 PD – i fali Greqisë Gjirin e Sarandës, Bakojanis e quajti fitoren me te rëndësishme strategjike te Greqisë ne 100 vjetet e fundit.

Më 09.11.2018 Partitë si PBDNJ dhe OMONIA bashkë me protestuesit e Agimit të Artë të ardhur nga Greqia i bashkohen kortezhit të kriminelit të Bularatit. Kuvendi heshti! Ngjarjet e ndodhura në Bularat ku u lejua një demonstrim tipik “Zervist” , është krejt e gabuar të rrish duarlidhur e gojëmbyllur kur të tjerët veprojnë në dëm te popullit e kombit tënd, ose të pranosh se meqë je një shtet ose një popull i vogël , është pretenciozitet i madh të thuash fjalën tënde, të mbrosh të drejtën tënde, ose të dalësh me pikëpamjen tënde përpara të “mëdhenjve”. Modestia false dhe shpirti oportunist prej skllavi janë shpesh të papranueshme për shqiptarët. Grekët tek ne mundet të ngrenë flamurin grek, munden edhe të marrin pjesë në fushata antishqiptare brenda territorit të Shqipërisë, mundet të kërkojnë pjesë të territorit shqiptar, mundet të ngrenë flamurin grek dhe të djegin flamurin shqiptar brenda territorit shqiptar, mundet te paguajnë politikanë dhe media në Shqipëri për qëllimet e tyre, mund të shtjenë në dorë bankat, kazinotë dhe gjithë tregtinë e jashtme e atë të brendshme, ndërsa qeveria dhe populli hesht, Shqipëria nuk ka asnjë të drejtë në territorin e saj.

Ç’duhet bërë para një situate të tillë? Pse nuk mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare dhe qeveria për të gjetur zgjidhjet dhe për të dhënë përgjigjet e duhura? Jo për nostalgji, por për një të vërtetë historike, le të sjellim një shembull se si u përgjigjej Tirana zyrtare gjysmë shekulli më parë provokacioneve greke.

Në vitin 1968 Enver Hoxha në mbledhjen e Frontit Demokratik deklaroi:

“Shqipëria socialiste është një vend paqedashës, që nuk kërkon të kërcënojë ose të frikësojë njeri me politikën e saj të jashtme të drejtë dhe korrekte. Republika Popullore e Shqipërisë ka synuar kurdoherë që me të tre fqinjët e saj që ka rreth e rrotull të rrojë në fqinjësi normale. Në qoftë se ndonjërës prej tyre nuk i pëlqyeka kjo fqinjësi normale dhe korrekte atëherë aq punë na prish. Monarko-fashistët grekë kanë gati 25 vjet që deklarojnë se janë në gjendje lufte më Shqipërinë për arsyen bindëse se Italia fashiste që sulmoi me armë dhe pushtoi Shqipërinë në 1939, sulmoi dhe Greqinë. Më 1943 Hitleri pushtoi Shqipërinë duke kaluar nga toka greke ne nuk i shpallem lufte Greqisë. Duhet një logjikë fashisti grek që të gargariset 25 vjet me radhë me këtë ide gjeniale dhe unikale.. Por ne u themi fashistëve grekë, nuk e shikoni, iu prish gjiza Republikës Popullore të Shqipërisë se ju deklaroni se jeni në gjendje lufte. Por ne e kemi për detyrë t’i paralajmërojmë: – Uleni bishtin, se në rast se do të hyni në aventura do t’ju ndëshkojmë rëndë, në qoftë se ju do të godisni kufijtë tanë ne do t’ju kthejmë në kërma, në qoftë se mendoni se jeni superorë në njerëz dhe në armatime dhe Shqipërinë Socialiste do ta gëlltisni shpejt e shpejt, provojeni sa ju vlen lëkura. Në qoftë se ju mendoni të sillni zjarrin në kufijtë tanë ne ju themi se zjarri që ju ndizni do të përvëlojë vatrat tuaja dhe atëherë do të qërohen mirë hesapet”.

Besoj se kjo deklaratë nuk ka nevojë për komente, pavarësisht se atëherë ishin të tjera kushte dhe vendi kishte zot, përderisa bëri të dështonin të gjitha planet antishqiptare.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *