Në tremujorin e parë të vitit 2014, Indeksi i Çmimeve të Prodhimit arriti 112,8 % kundrejt vitit 2005. (Viti 2005 = 100), sipas INSTAT. Në tremujorin e parë 2014 ndryshimi vjetor i Indeksit të Çmimeve të Prodhimit është 0,5 %. Krahasuar me tremujorin e parët të vitit 2013, çmimet e prodhimit të produkteve për tregun vendas kanë shënuar rritje me 0,5 % ndërsa çmimet e prodhimit me destinacion eksportin kanë shënuar ulje me 2,3 %. Në tremujorin e parë 2014 ndryshimi tremujor i indeksit është 0,3 %. Çmimet e Prodhimit në degën ”Industria Nxjerrëse” shënuan rritje me 1,2 %. Vlen të përmendet rritja e çmimeve të prodhimit në aktivitetin “Nxjerrja e produkteve energjetike” me 1,8 %. Indeksi i Çmimeve të Prodhimit në degën “Industri Përpunuese” shënoi ulje me 1,0 %. Brenda saj mund të përmendet ulja e çmimeve të produkteve në aktivitetet: “Industri ushqimore” me 1,5 %, “Metalurgjia dhe përpunimi i metaleve” me 4,0 %. Indeksi i Çmimeve të Prodhimit për produktet vendase arriti 111,7 % duke shënuar një rritje me 0,2 % krahasuar me tremujorin e katërt 2013. Indeksi i Çmimeve të Eksportit arriti 118,2 % duke shënuar një ulje me 1,5 % krahasuar me tremujorin e mëparshëm.

Si fillim do pare “Indeksi i Cmimeve te Prodhimit” per te cilin ka mbi 100 formula financiare per ta llogaritur, krahasimi ne nje vit [apo 3 muaj] eshte me i veshtire e s’merret si baze reale [ sigurisht futet ne ekonomine e pergjithshme, dokumentohet etj] ne ndryshime te vogla, por me 2005 eshte me i sakte, mjaftojne te pakten 3vjet + [aty bazohen politikat monetare, planifikimi qeveritar, efekti i filtrimit te masave reaguese etj] per te pasur nje pasqyre me te qarte. Levizje te tilla shkojne ne reaksion zingjir [si importet/ eksportet] ato ndikojne cmimet e shtepive e te bonove te thesarit, kjo ne efekt “shtyn” levizje te Interesave Normative te Bankes; ajo e ka kuptuar mire qe dicka do bere [kur e publikuan nje -0.25% e justifikuan me stimuli biznesi/ kursime/shpenzime – per mendimin tim shifer e ulet, ndoshta -0.50% do ishte me serioze si shtyse] sic dhe e dine qe Cmimet ndikohen nga Inflacioni i brendshem; dhe nga luhatjet totale ne tregun boteror. Keto mallra ne terminologji quhen globally “traded commodities” – nga agrikultura deri ne mallrat industriale – per te cilat kemi nevoje te gjithe. Nje raport i sakte makro-ekonomik duhet te perfshije nje periudhe 3 vjecare per te gjykuar kete Qeveri; me pas aty dalin dhe Cmimet e Eksportit ne total, si perqindje e GDP-se dhe arritjet [deshtimet] e politikave financiare qeveritare.
A nuk do te ishte me mire qe si baze krahasuese ,ne keto tregues te rendesishem ekonomike,te merret 2013-a ketej e tutje??????Besoj se kjo do te bente me te qarte,qofte per njerzit qofte per qeverine,diferencen apo eficencen dhe produktivitetin e qeverisjes aktuale ne raport me ate para-ardhese.
Mua nuk me gezon rritja e indeksit te cmimeve te prodhimit per tregun e brendshem,dhe njekohesisht ulja e indeksit te cmimeve te produkteve per eksport.Nese lajmi eshte i vertete,ky eshte nje zhvillim negativ per bilancin e pagesave.